Presidenti i ri i SHBA-ve ka vetëm një javë në karrigen e tij si president, por që në Amerikë dhe në botë janë të njohura tashmë qëllimet e tij, për të cilat kanë nisur edhe protestat e para.
Por kush është strategu kryesor që qëndron pas Trump ?
“Financial Times” shkruan se ndryshimet tektonike në politikën botërore të nxitura nga Donald Trump janë pasoja të ndikimit të Steve Bannon, strategut kryesor të presidentit amerikan.
“Ideja që Trumpi duhet të merret seriozisht, por jo bukfalisht, është e vdekur. Ai njëkohësisht është serioz dhe bukfal dhe ai po i mban premtimet e dhëna në fushatë. Kjo u pa që në tre ditët e para të marrjes së detyrës.
Megjithatë, ata që dëshirojnë ndryshime radikale janë tejet të lumtur kur e shohin se presidenti po e bën pikërisht atë që e ka premtuar në fushatë. Askush nuk është i lumtur sa Steve Benon, strategu kryesor në Shtëpinë e Bardhë. Nacionalizmi ekonomik që ka arritur dhe kuzhinat e tij tashmë e kanë bërë qendrën e fuqisë në administratën e Trumpit”, shkruan “Financial Times”.
Steve Bannon ka zënë vend në komitetin e drejtorëve të Sigurisë Nacionale, fuqiplotë në marrjen e vendimeve.
Comments
Post a Comment