Transparency International ka bërë publik, të mërkurën, Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2016 me thirrjen për thuhet luftimin e rrethit vicioz të korrupsionit dhe të pabarazisë.
Në raportin e TI-së thuhet se 69 për qind e 176 vendeve të përfshira në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit kanë shënuar më pak se 50 pikë duke e “bërë të njohur se sa masiv dhe i përhapur është korrupsioni në sektorin publik në gjithë botën”.
Maqedonia është radhitur e 90-ta me 37 pikë gjithsej, duke shënuar rënien më të madhe nga të gjitha vendet e rajonit, meqë një vit më parë qëndronte në vendin e 66-të, njofton agjencia e lajmeve INA.
Kosova ka marrë 36 pikë nga 100 të mundshme, duke bërë përparim në krahasim me një vit më parë kur është radhitur në vendin e 103-të me 33 pikë gjithsej.
Shqipëria për vitin e dytë me radhë, ndërkaq, ka shënuar përparim në radhitjen e TI-së, duke zënë vendin e 83-të me 39 pikë duke u zhvendosur nga vendi i 88-të ku radhitej një vit më parë.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ndërkaq rënë për disa pozita në krahasim me një vit më parë, ndërkohë që Maqedonia ka shënuar rënien më të madhe nga vendet e tjera.
Serbia është radhitur e 72-ta, Mali i Zi i 64-ti, Bosnja e Hercegovina e 83-ta që në krahasim me një vit më parë ka rënë nga pozita e 76-të. (INA)
Comments
Post a Comment