Translate

Tuesday, January 17, 2017

Azem Sadiku realizoi takim me Ambasadorin William Walker (FOTO-LAJM)

Sekretari i përgjithshëm i PDSH-së Azem Sadiku realizoi takim me Ambasadorin William Walker. Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale politike si dhe u evokuan kujtime për angazhimin si dhe veprimtarinë e përbashkët të ambasadorit Walker me Menduh Thaçin dhe PDSH-në në periudhën, para, gjatë dhe pas intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë.
Konstatimi i përbashkët ishte se edhe përskaj zhgënjimit nga ajo që ndodh në Kosovë dhe në përgjithësi në rajonet shqiptare, nuk duhet humbur shpresa dhe se duhet të vazhdohet me punë me qëllim të përmirësimit të kësaj situate.
Ambasadori William Walker ishte shef i Misionit vëzhgues të OSBE-së për Kosovën në periudhën 1998-1999 kurse në të njëjtën kohë PDSH ishte pjesë e qeverisë dhe Maqedonia shërbente si bazë e sigurtë logjistike si për misionin vëzhgues të OSBE-së ashtu edhe për udhëheqësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Ditari.mk/ 

0 comments :

Post a Comment