Skip to main content

Rrëfim tronditës i administratores shqiptare nga Shkupi: Ja si po na e shkelin moralin “njerëzit e partisë”!

Pas shtatë viteve nënçmim dhe presion të vazhdueshëm në vendin e saj të punës, një administratore shqiptare ka vendosur të rrëfehet për Gazetën Lajm, lidhur me golgotën që po e përjeton në vendin e punës, në një institucion shtetëror në Shkup.
Presionet dhe shantazhet që i bëhen, thotë se janë për shkak se nuk ka pranuar të shesë moralin e vet para rrugaçëve që janë prezantuar si “njerëz të partisë”. Që në fillim i ka refuzuar propozimet që të “falënderohet” për punësimin në administratë, sepse falënderimin është dashur ta shprehë duke shëtitur në xhipat e “njerëzve të partisë” dhe duke vizituar hotele të ndryshme.
Gjithçka ka filluar në vitin 2009. Gëzimi i saj nuk ka pasur kufi, kur tre vite pasi kishte diplomuar shkencat juridike, është pranuar në një konkurs për punësim në administratë. Ka qenë hera e dytë të konkurrojë në një konkurs për punë shtetërore.
Gëzimi kur ka kuptuar se është pranuar në punë, ka qenë edhe më i madh për faktin se punësimi ia ka ngjallur shpresën për realizuar ëndrrën jetësore për vazhdim të studimeve pasdiplomike, “luks” që nuk mund t’ia lejonte vetes pa një vend pune, për shkak të situatës jo të mirë materiale.
Gëzimi nuk ka zgjatur shumë. Dy-tre muaj pasi është punësuar, kanë filluar t’i vijnë “selame” në stilin “a e din që duhet të falënderohet për punësimin”, sepse po të mos ishte “kryetari i degës” ndoshta nuk do të mund të punësohej kurrë. Fillimisht ka menduar se po i kërkojnë edhe më tepër ryshfet, nga 1.500 eurot që i kishte dhënë, pro shpejt e ka kuptuar se bëhej fjalë për diçka më ofenduese.
“Më erdhi një rrugaç, i cili thirrej se është autoritet në ‘parti’. Më tha t’a zgjedh cilin restorant të dua në Shkup, ose jashtë Shkupit, që të shkojmë për darkë. Ky bir bushtre, filloi të lavdërohet se do të më vozisë me xhipin e llojit më të ri dhe se do të kalojmë mirë,  e nëse dua mund të shkojmë edhe në Strugë ose Ohër për dy-tri netë. Mbeta e habitur”, rrëfen ajo, duke iu dridhur zëri dhe duke mos mundur ta përmbajë veten pa e përsëritur fjalën “biri i bushtrës”. “Desha ta njoftoj menjëherë udhëheqësin e institucionit ku isha e punësuar, mirëpo mu kujtua se edhe ai shoqërohej shpesh me rrugaçin që po ma bënte ofertën e pahijshme. E refuzova duke i thënë se jam e fejuar. Fat që kishte njerëz tjerë afër, sepse nuk e di ;ka do të kishte ndodhur. Prandaj doli nga zyra, duke më thënë se do të vijë dita kur un do ta kërkoj atë. Menjëherë desha të dal nga zyra dhe ta lë punën, por mu kujtua se ende nuk i kisha kthyer 1.500 eurot që i pata marrë borxh, për të ‘qerasur’ personin i cili më siguroi vendin e punës, sepse ndryshe nuk kishte shpresë të punësohem. Nuk kisha zgjidhje, patjetër do të duhej të vazhdoj me punë, po duke qenë më e kujdesshme”, vazhdon administratorja, e cila sot është në moshë 34 vjeçare dhe nënë e një fëmiu.
Ajo thotë se me kalimin e kohës presionet janë bë të lloj-llojshme, por se ka ‘shpëtuar’ falë edukatës së fortë fetare, kombëtare dhe morale që ka marrë nga prindërit e saj.
“Shumë femra shqiptare refuzojnë këtë presion. Mirëpo, për fat të keq ka vajza të cilat dorëzohen. Pranojnë ofertat për angazhim ‘jashtë orarit të punës’. Madje edhe gjatë orarit të punës dalin shetiten nëpër xhipa me njerëzit e partisë. Mungojnë gjatë tërë ditës, e madje edhe disa ditë me radhë, në vendin e punës dhe askush nuk i pyet ku kanë qenë. Biles shpërblehen edhe me mëditje dhe shpërblime për ‘rezultate’ të treguara. Disa edhe avancohen në pozicione, ani pse nuk dinë as të shkruajnë as të lexojnë. Me rëndësi është që të vishen ‘në stil modern, e jo si ne tjerat që “jemi të prapambetura’ me veshje. Janë vajza që kanë halle, apo kushte të rënda materiale dhe nga frika se mund të largohen nga puna nuk shohin rrugëdalje tjetër. Unë tani shtatë vite jam e punësuar edhe nuk jam avancuar asnjëherë”.
Ajo ka vendosur të ndërpresë heshtjen dhe të aktivizohet për të luftuar të keqen. Fillimisht e ka njoftuar bashkëshortin e saj për presionin e hatashëm, e pasi ka marrë përkrahjen e tij, ka filluar të shkojë derë më derë, e të lusë familjarët dhe të gjithë njerëzit e njohur, që të mos japin votën e tyre për politikanë të pamoralshëm.
“Politika asnjëherë nuk më ka tërhequr. Un nuk po bëj politikë, nuk më intereson kush do të vijë nesër, pasnesër. Për mua është me rëndësi që të ndërpritet shkelja e moralit të administratoreve shqiptare, që tani është bë një lloj mode. Për këtë arsye nuk kam lënë familjarë ku kam, pa shkuar dhe pa i lutur që të mos votojnë për ata që nënçmuan moralin e femrës shqiptare. I lus publikisht përmes mediumit tuaj të gjitha femrat e ndershme shqiptare të kenë kujdes ku po e japin votën dhe t’i japin fund këtij amoraliteti politik. Jam e sigurt se femrat e ndershme shqiptare më 11 dhjetor do t’i japë goditje të fuqishme amoralitetit. I lus të gjitha ato femra që janë të detyruara ose të kushtëzuara të shkojnë nëpër tubime pas politikanëve amoralë, të tërhiqen menjëherë sepse ende nuk është vonë. Lutja kuptohet vlen edhe për votuesit meshkuj, sepse femrave që po u shkelet morali janë nënat, motrat, gratë dhe vajzat e tyre. Një komb ku nuk respektohet morali, nuk mund të ketë ardhmëri”, thotë ajo për Lajm. Kërkon falje që për shkak të rrethanave tani nuk mundet të flasë me emër e mbiemër, por premton se nëse ndodhin ndryshime, pas 11 dhjetorit do të flasë edhe publikisht për rastin e saj dhe shumë administratoreve tjera shqiptare që kanë pasur përvoja të ngjashme të hidhura.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves