Skip to main content

OPINION: ÇKA PO NDODHË ME ALI AHMETIN?!

Ali Ahmeti mbase mund të dalë fitimtar në këto zgjedhje, por, kjo fitore do ta brengosë shumë, sepse, do të ketë një rënie katastrofale në numër të votuesve dhe deputetëve. Ali Ahmeti nuk është mësuar me ndëshkime nga populli. Por, sipas të gjitha gjasave, kësaj rradhe populli nuk do ta ndëshkojë verbërisht por do ta godasë deri në shembje. Kjo po i dhemb rëndë Ali Ahmetit!

Shkruan Vehbi Kalaja

Nga të gjitha paraqitjet publike po shihet qartë që Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, është në një krizë të rëndë shpirtërore. Nëse është këndellur nga një gjumë i gjatë politik atëherë këtë shqetësim shpirtëror e ka nga maratona e gënjeshtrave që i ka radhitur përgjatë këtyre 15 viteve, nga maratona e tradhëtisë, nga maratona e nëpërkëmbjes së dinjitetit të shqiptarëve të Maqedonisë, nga maratona e lëpijes së kockës vasale, nga maratona e hajnisë, e korrupsionit, e vjedhjes së meritave… Nëse tashmë Ali Ahmeti ka nisur të ec me këmbë në tokë, atëherë këtë shqetësim e ka edhe për shkak të zvetënimit të përkrahjes kombëtare, si rrjedhojë e tradhëtive, poshtrimeve dhe megalomanisë psikopatike. Këtë shqetësim e ka edhe si pasojë e humbjes së përkrahjes ndërkombëtare, si rrjedhojë e vasalitetit absolut nën menderet e Nikolla Gruevskit, si rrjedhojë e përkrahjes së të gjitha veprimeve çmendurake të Gruevskit, deri në miratimin e urdhërit për mbi një milion përgjime telefonike.
Ali Ahmeti hala nuk ka nisur që t’ju shpallë luftë ndërkombëtarëve, por, në mënyrë indirekte po u dërgon selame dhe po ju kërcënohet duke ju thënë se “nuk ka qeveri në Maqedoni që mund të formohet pa BDI-në brenda saj”!
Nuk ka asnjë dyshim që ndërkombëtarët kësaj radhe kanë vendosur që t’i ndëshkojnë si VMRO-në ashtu edhe BDI-në, përmes dhënies së përkrahjes partive opozitare. Kjo po e çmend Ali Ahmetin dhe, me këtë po dëshmon se është kalama shumë i shpiftë në politikë. Ishte një moment kur tërë bota e përkrahte dhe e simpatizonte mendimtarin e madh kombëtar Arbën Xhaferin dhe, po kjo botë, kur e deshti nevoja, ia kthyen shpinën Arbnit dhe nisën ta përkrahin cubin, Ali Ahmetin, sepse konstelacionet politike ishin vënë në një konfiguracion të tillë strategjik sa, detyrimisht duhej të spostohej një hap mbrapa i madhi Arbën Xhaferi. Ky lider i madh shqitar asnjëherë nuk u nënçmua, asnjëherë nuk u frikësua dhe asnjëherë nuk e vuajti këtë spostim, sepse prapa vetes kishte një bagazh të tërë të sukseseve kombëtare, kishte një shkollë të tërë dhe të përjetshme të një filozofie politike origjinale kombëtare. Po çka po lë mbrapa vetes Ali Ahmeti, nëse e gjenë një spostim i këtillë?! Asgjë, përveçse qindra veprime të rënda të denja për t’u trajtuar si materie për organet e drejtësisë, apo për gjyqësi popullore.
Nga kjo trullosje dhe nga ky shqetësim shpitëror Ali Ahmeti nuk po matet në veprime, nuk po di të stopohet! Ka udhëruar shumë militantë që t’i kërcnojnë të gjithë ata që do të japin votën për partitë e tjera opozitare! Ka lëshuar inspetkorë policorë që t’ua grisë panotë, reklamat, materialet propagandistike PDSH-së! Ka urdhëruar policinë që dhunshëm t’ju dalë para syve kumanovarëve të cilët i vrau e i poshtëroi. Ka vendosur që t’i ik debateve publike me oponentin e tij, Menduh Thaçin, sepse i frikësohet përballjes me të gjitha ato krime e veprime antikombëtare që i ka bërë për këto vite nën petkun e “patriotit të madh”!
Ali Ahmeti nuk po e shikon që, pikrisht për shkak të përkrahjes qorre që po ia bën Nikolla Gruevskit, ka vendosur të ndëshkohet prej ndërkombëtarëve. Ali Ahmetit po i pengon trishtueshëm se pse në skenën politike shiptare na paska dalur një Lëvizje (BESA) të cilën madje e quan edhe si kreaturë e politikave euro-aziatike, duke aluduar në Turqi e në Katar! Po si nuk ia tërhoqi veshin pulenit të tij i cili në mitingun e zbehtë në Saraj, me plotë gojë, si kallëpi i debillit, do të shprehet se Besa po finansohet me paratë e Turqisë dhe me naftën e Katarit? Si guxon t’i involvojë në të tilla politika të dobëta dy prej shteteve më mike shqiptare për momentin! Po BDI-ja me paratë e kujt ka nisur dhe ka funksionuar në fillim, deri sa nuk nisi ta rjepë popullin shqiptar? Lagjeve të Stambollit dhe të Bursës qindra herë janë parë funksionarët e BDI-së tek tubohen me bisnesmenët turq të cilët pa hesap e kanë finansuar këtë parti! Asnjë shqiptar nuk tha se BDI-ja është parti erdoganiste!
Të supozojmë se BESA qenka themeluar prej celulave proturke dhe se mbahet gjall nga lekët e turkut! Po BDI-në kush e themeloi nëse jo shërbimet sekrete maqedonase, sepse ajo u themelua me ndihmën aboslute maqedonase dhe, le të na thonë këta të BDI-së se me lekun e kujt po funksionojnë nëse jo me të maqedonasit?  Sipas kësaj logjike, atëherë, të gjithë shqiptarët, sa më parë duhet të heqin dorë nga BDI-ja maqedonase.
Ali Ahmetin po e çmend rezultati paraprak që flet se, partia e tij kësaj radhe nuk do të mund t’i nxjerrë më shumë se 11 deputetë! Po çmendet nga fakti që sateliti i saj LR PSHD nuk do të mund ta dëmtojë PDSH-në e Menduh Thaçit i cili edhe zyrtarisht po e gëzon përkrahjen e amerikanëve dhe se, me këtë rast nuk do ta lë jasht mundësive për të pasur grup parlamentar. Mbi të gjitha, po e çmend edhe fakti që një parti e sapoformuar, BESA, do të arrjë t’i nxjerr më sa paku 7 deputetë. Kjo është ajo matematikë që ia ka çakërdisur edhe sytë Ali Ahmetit, i cili, në mënyrë tinzare, duke apeluar që të tërhiqen partitë e vogla që do ta përçajnë votën shqiptare, në fakt mundohet ta minojë projektin e ndërkombëtarëve për Maqedoninë.
PDSH dhe BESA kësaj radhe janë radhitur pas projektit perëndimor për Maqedoninë e pas 11 dhjetorit. Po BDI-ja deri kur do të insistojë të mbetet po aty ku e ka ngrohtë – në prehërin e VMRO-së?!  Po perëndojnë politikat otodokso-lindore, bartëse e të cilave është, fatkeqësisht,  edhe BDI-ja, sepse po forcohen, po lindin do politika evro-perëndimore të cilat vlerat shqiptare këmbëngulin që t’i shohin në mesin e familjeve me kulturë e civilizi perëndimor.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves