Autoblindat që “pushtuan” Kumanovën sonte në mbrëmje, nuk kanë qenë për aksion policor, por kanë siguruar ardhjen e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti në këtë qytet, thonë për Gazetën Lajm burime shqiptare nga SPB në Kumanovë. Për shkak se është “persona non grata” për shqiptarët e Kumanovës, Ahmetin e kanë siguruar forca të mëdha policore me armatim të rëndë. Autoblindat kanë qenë të pajisura edhe me gulinovë. Skenat e ardhjes së Ahmetit në Kumanovë ishin të ngjashme me skenat e ardhjes së Ivica Da;iqit dhe zyrtarëve tjerë serbë në Gra;anicë, ose në qytete tjera të Kosovës.
Para më shumë se dy javëve kumanovarët “dashurinë” dhe “mikpritjen” për Ali Ahmetin e manifestuan duke gjuajtur me gurë kolonën ku ishte vetura e Ahmetit dhe shoqëruesve të tij me ç’rast disa prej atyre veturave ua thyen xhamat. Ndryshe, prezenca e autoblindave policore, më herët shkaktoi shqetësim te kumanovarët, të cilët menduan se mos po përsëriten ngjarjet e 9 dhe 10 majit. Ata dërguan fotografi te Gazeta Lajm, duke na lutur që për këtë prezencë policore ta njoftojmë OSBE-në dhe ambasadat në Shkup./Lajmpress
Comments
Post a Comment