Skip to main content

Thaçi: Do votojme ligjet per Prokurorine Speciale, zgjedhjet varen nga kushtet

“Një takim i suksesshëm me Komisionarin Han, u bisedua për fazën e fundit përgatitore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Sigurisht Komisionarit Han i interesonin vërejtjet e Partisë Demokratike Shqiptare. Ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin, se nuk do të thotë se do të fillojmë të bëjmë aktivitete parazgjedhore se sigurt do të marrim pjesë në zgjedhje dhe kjo që kemi një qasje konstruktive nuk do të thotë se janë përmbushur të gjitha kushtet që të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike. Për Ne, Partinë Demokratike Shqiptare, deri në momentin kur shpallet rezultati përfundimtar, jo rezultati zyrtar i zgjedhjeve, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, partitë qeveritare VMRO dhe BDI nëse bëjnë një shkelje të vogël, përsëritje të shkeljeve të zgjedhjeve të kaluara atëherë, këto zgjedhje do të jenë të pavlefshme dhe Ne këto zgjedhje do ti bojkotojmë”.
 
Në pyetjen gazetareske lidhur me votimin e ligjeve që kërkon PS-ja, Kryetari Thaçi u përgjigj:
 
Po sigurisht do ti votojmë. Ne jemi parti opozitare etnike dhe jemi tërësisht, gjatë gjithë kohës të kujdesshëm që nënshkrimi dhe vota jonë në asnjë moment të mos interpretohet si lidhje me një parti maqedonase. Keqkuptimi i herës kaluar ka qenë vetëm kjo. Tash do ti votojmë, nuk ka asnjë problem.
 
Në pyetjen gazetareske lidhur me atë se a është e patjetërsueshme balancimi i njësive zgjedhore dhe sa qeveria është e interesuar, Kryetari Thaçi u përgjigj:
 
Po është po ato nuk e bëjnë. Ato e kanë shumicën e deputetëve dhe do të bëjnë një balans manipulativ të njësive zgjedhore, do të ngel njësia zgjedhore Nr. 3 (- 4.9 ose – 4.8) ndërsa njësia zgjedhore 6 do të jetë ( +4.9 ) që faktikisht është 9.5 % dhe jo 5 % dallimi.
 
Në pyetjen gazetareske se a mund të kontestohen zgjedhjet në qoftë se nuk e bëjnë këtë, Kryetari Thaçi u përgjigj:
 
“Do ta bëjnë, një pjesë të Dibrës ta nxjerrin andej”!
 
Në pyetjen gazetareske lidhur me plotësimin e kushteve për zgjedhje të besueshme, Kryetari Thaçi u përgjigj:
 
“Mendoj se të gjithë jemi në një proces të fuqishëm të vëzhgimit nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare. Nuk mendoj që partitë qeveritare VMRO dhe BDI janë serioze në këtë qëndrim. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm dhe mos të jenë të kënaqur që u tha se Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të ketë vlerësim para zgjedhjeve. Kështu është, por Bashkësia Ndërkombëtare do të ketë vlerësim pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe ky vlerësim mund të jetë fatal”.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves