Xhamia në Lagjën
e Fushë Tophanës si duket bëhet temë kyçe
për BDI dhe BFI vetëm kur kemi zgjedhje në Maqedoni. Vendi ku u hodh gurthemeli
i kësaj xhami gati dy vite qëndron i zbrazur dhe po keqpërdoret vetëm për
marketing politik në favor të BDI-së. Herën e parë u hodh gurthemeli në muajin
e Ramazanit të vitit 2014 në prag të zgjedhjeve lokale, ndërsa tani shfrytëzohet për
zgjedhje të parakohshme parlamentare. Akoma
pa kaluar 12 orë nëpër portale të ndryshme ishte në qendër të kritikave
Sulejman Rexhepi në veçanti nga Shoqata Shqiptaro- Amerikane (SHSHA) me qendër
në Çikago të SHBA-ve ngase është vë në shërbim të BDI-së për zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se veprimet e
tija janë në drejtim të gabuar meqë besimtarët musliman janë anëtarë të të gjitha
partive politike dhe jo vetëm të BDI-së. Sulejman Rexhepi është i përfshirë në skandale
të shumtë saqë shpëtimin e sheh vetëm tek BDI, andaj jo vetë m BFI-në, por edhe
pronën e saj e ka vë në shërbim të politikës për qëllime individuale. Xhamia në
Fushë Tophanë po keqpërdoret haptazi nga BDI dhe Sulejman Rexhepi për mashtrim elektoral
për dy vite me rradhë. Kjo xhami qëndroi kështu ngase asnjë investitor nuk
pranon të bashkëpunoj me kreun e BFI-së dhe atë të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Andaj, nëse këtë
e bëjnë autoritetet Turke, këtë do e realizojnë drejpërdrejt duke kontraktuar
vetë investitori me ndërtuesit turq. Kjo flet për refuzimin e investitorëve
turq që të bashkëpunojnë me kryehajnin Sulejman Rexhepi dhe hijenat e tij në BFI.
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/






Comments
Post a Comment