Ish drejtori i Shërbimit sekret maqedonas, Sllobodan Bogoevski, të shtunën pritet të paraqesë detaje të reja lidhur me aferën Telekom. Më 22 tetor ai do të bëjë promovimin e një libri autorial që ka të bëjë me historinë e Maqedonisë, lidhur me dilemat e krijuara nëse maqedonasit janë sllavë ose antikë.
Mirëpo meqë bëhet fjalë për personin i cili dha dëshminë para gjykatës së Nju Jorkut për aferën Telekom, pritet që gazetarët të shprehin interes për detaje të reja nga Bogoevski për këtë aferë, shkruan Gazeta Lajm. Në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Nju Jorkut, Bogoevski ka përmendur kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, dorën e tij të djathtë, Musa Xhaferin dhe ish kryeministrin Vllado Buçkovski, se kanë marrë miliona euro mito nga një ndërmjetësues grek, për të vazhduar monopolin e Magyar Telekomit me çka kanë dëmtuar qytetarët e Maqedonisë.
Ai madje pat thënë se edhe atentati ndaj ish funksionarit të BDI-së, Abdylhalim Kasami ka qenë i ndërlidhur me milionat korruptive të aferës Telekom.
BDI pat paralajmëruar se do të padisë Bogoevskin për dëshminë e tij. Në ndërkohë kjo parti ka paditur mediume dhe gazetarë, mirëpo assesi nuk po ja mban ta padisë Bogoevskin.

Comments
Post a Comment