Në shenjë të respektit ndaj Ramadan Ramadanit,
teologut të mirënjohur që njëherit është ndër të vetmit që ju ka dhënë
përkrahje pjesëtarëve të komunitetit të LGBT-së, Agron Vojnika që ia ka qejfi
të prezantohet si sekretar i BFI-së, ka kërkuar që të bëjnë një foto të
përbashkët! A mos ka ndodnjë lidhje edhe me adresën elektronike "Xhamia e
Isa Beut"?!
Shkruan Haxhi Xhavit Isau
Këto ditë, Agron Vojnika, i njohur si gjyetari
ekspert i derrave të egër, paska marrur pjesë në një konferencë ndërkombëtare
ku është debatuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmave të ndryshëm fetar. Në
këtë konferencë Vojnikën na e paskan prezantuar si sekretar i BFI-së, kurse ky
farë analfabeti as që ka bërë përpjekjen më të vogël ta demantojë këtë
informatë jo të saktë. Nga ana tjetër, habit fakti se si BFI-ja e Mulla Sulës e
delegon një person të tillë që të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare
ku debatohet kundër terroristëve dhe ekstremistëve. Le të na tregojnë ekspertët
e BFI-së se si quhen njerëzit që natë e ditë rrinë me armë dhe që i përkrahin
me mish e me shpirt kriminelët? Agron Vojnika është i dëshmuar si pasionant i
flaktë i llojeve të ndryshme të armatimit! Ai mbanë armë të kalibrave të
ndryshëm në makinë, mbanë në zyre, mbanë në brez, mbanë në shtëpi… Agron
Vojnika është zëdhënës i kriminelëve dhe i horrave të BFI-së. Agron Vojnika
dëshiron të tregohet si trim, sepse, këtë e paska pasur strategji për ta
fshehur shpirtin e vet të vërtetë. "Sekretari aktual i BFI-së", Agron
Vojnika, pas kësaj konference paska shprehur dëshirë që të bëjë një foto me
njërin nga aktivistët më të shquar të shoqërisë civile, me hoxhën Ramadan
Ramadani, i cili, dikur e një kohë, punësimin e vet e realizoi pikërisht në
mënyrë kriminele, duke ia future revolën në gojë ish-myftiut të Shkupit Zenun
Berisha. Është po ky hoxhë në xhaminë e të cilit u ushtrua dhunë rrugaçërie
kundër deputetit shqiptar, tashmë të ndjerë, dhe për ç'gjë në procesin gjyqësor
qe dënuar me kusht. Është po ky person i cili pastaj do ta hapë një adresë
elektronike "Xhamia e Isa Beut", në të cilën do të postohen qindra
shkrime kundër BFI-së së Mulla Sulës! A mos e lidhë ky aktivitet Agron Vojnikën
me simpatizantin e tij, Ramadan Ramadanin! Kjo po por, e vërteta e paska edhe
medaljen tjetër! "Sekretari i BFI-së", Agron Vojnika, paska simpati
të veçanrtë ndaj Ramadan Ramadanit, sepse ky hoxhë, nuk qenka rob i parimeve të
rënda islame, por përkrahës i komunitetit të lesbikave, gejve, biseksualëve dhe
transfersitëve, LGBT-së.
Nuk ka asgjë të keqe kur secili e gjenë vendin e vet
që i takon, por, e keqja qëndron aty se si, një injorant dhe një i trashë nga
trutë nuk e demanton një lajm shumë shqetësues në të cilën ai quhet si sekretar
i BFI-së, madje ky informacion, edhe më keq, botohet në faqen e BFI-së së Mulla
Sulës. Nuk mund të thuhet se është ndodnjë gabim teknik apo gafë, sepse me sa
dihet këtë faqe e menaxhon pikërisht pjesëtari më i ri i LGBT-së, Agron
Vojnika. Mjer BFI-ja ku ka degraduar…
Comments
Post a Comment