Në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë së degës së BDI-së në Çair, kanë ndodhur përplasje të reja mes grupacioneve partiake. Siç merret vesh, përplasjet kanë ndodhur mes grupacioneve të dy bashkëpunëtorëve dikur më të afërt, Izet Mexhitit (kryetar komune) dhe Beqir Hasanit (kryetar i degës), transmeton Gazeta Lajm.
Përplasja ka qenë e ashpër, thonë burime partiake, kurse shkak ka qenë propozimi i disa përkrahësve të Mexhitit që të ndërrohet kryetari i degës partiake, sepse partia mund të pësojë humbje në këtë komunë. Poashtu janë shprehur dyshime se prapa këtyre përçarjeve qëndron shefi i shtabit zgjedhor, Bekim Neziri. BDI si zakonisht nuk prononcohet për informata të këtilla. Gazeta Lajm mbetet e gatshme gjatë ditës për të botuar ndonjë reagim të tyre eventual.
Ndryshe, thuhet se në BDI-në e Çairit mbretërojnë raporte të ftohta që nga incidenti kur disa persona u futën në ndërtesën e komunës dhe kërcënuan kryetarin Mexhiti.
Comments
Post a Comment