Shkup, 13 tetor – Gostivari vazhdon të tronditet me storien rrënqethëse të Olloman Mahmudit të cilit padrejtësisht i merret një pjesë e tokës, madje fqiu i vet (Nijazi Mahmudit) edhe pse ka ndalesë. Sipas Olloman Mahmudit, Nijazisë i mundësohet nga ana e zyrtarëve të Komunës të Gostivarit që të bëjë legalizimin e objektit të vet pa leje.
Ollomani rrëfen për Zhurnal se Nijazi Mahmudi në mënyrë ilegale ka ndërtuar objekt pa leje, madje e ka legalizuar për shkak të afërsisë me zyrtarë të lartë të Komunës së Gostivarit edhe pse sipas tij, Nijaziu i kishte shkelur të gjitha ligjet.
Për shkak të kësaj padrejtësie që i është bërë, Ollomani të drejtën e vet e ka kërkuar edhe në Komunën e Gostivarit që drejtohet nga Nevzat Bejta, por edhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Mirëpo për shkak se të drejtën nuk e fitoi asnjëherë, Mahmudi vendosi që të flasë publikisht për “ZHURNAL”, që sipas tij ka një “mafi urbane” në qytetin e Gostivarit, e cila legalizon objekte të cilët nuk janë të paraparë në asnjë plan urbanistik, madje objektet të cilët janë pjesë e ndërtuar në tokën e huaj.
Ai mes tjerash për Zhurnal thotë se si përmes një shkrese zyrtare kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve të Komunës së Gostivarit me qëllim që të përcaktohet statusi juridik për objektin e paligjshëm.
Në këtë shkresë mes tjerash shkruan: “Rasti i evidentuar me PA1 nr 23-2014 të datës 21.03.2016. Kjo kërkesë kishte të bëjë që ti ndërpriten të gjitha punimet Nijazi Mahmudit në lidhje me çështjen e pronësisë. Në përgjigjen e Komunës së Gostivarit të nënshkruar nga udhëheqësi i sektorit, Jeton Salia dhe kryetari i Komunës Nevzat Bejta mes tjerash thuhet se janë plotësuar kushtet ligjore me çka është sjellë pëlqim urbanistik për objektin e paligjshëm PA1 nr.13-5187 të datës 22.06.2015, kurse pas pagesës së parallogarisë të llogaritur sipas konkluzionit PA1 nr. 13-5187 të datës 21.07.2015 është sjellë aktvendimi PA1 nr. 13-1857 të datës 14.09.2015 me të cilën Xhemazije Mahmudit i është përcaktuar statusi juridik i objektit të paligjshëm: Objekt individual banesor/Su+P+1+Ma dhe objekt individual banesor me hapsirë afariste në përdhezë/Bo+P+1+Ma i cili gjendet në PK nr.5477/1 KK Gostivar 2 i regjistruar në fletpronësinë nr.2871.”.
Ndërsa në përgjigjen e Komunës së Gostivarit thuhet se sipas evidencës kadastrale objekti gjendet në PK nr.5477/1 KK Gostivar 2, e regjistruar në fletpronësinë 2871 e cila sipas evidencës kadastrale është në pronësi të Xhumazije Mahmudit nga Gostivari. Në përgjigjen zyrtare të Komunës mes tjerash thuhet se arsyet e cekura nga Olloman Mahmudi janë paushale dhe të kota.
Mirëpo për shkak të kësaj përgjigje, Olloman Mahmudi drejtësinë tentoi që ta kërkoj edhe tek Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Në njoftimin zyrtar që ka bërë Olloman Mahmudi deri tek Ministria e Transportit në Shkup, mes tjerash shkruan se Nijazi Mahmudi ka ndërtuar një objekt i cili nuk është ndërtuar në pajtim me lejen për ndërtim “markicën e dhënë ndërtuese” dhe në kundërshtim me planin urbanistik të qytetit të Gostivarit, ndërsa sipas Ollomanit zotri Nejazia ka depërtuar edhe në oborrin e tij.
Ndërkohë, Ministria e Transportit përmes një shkrese të datës 26.04.2016 e njofton kryetarin e Komunës, Nevzat Bejta dhe qytetarin, Olloman Mahmudi se në pajtim me ligjin për objektet e ndërtuara pa leje, të gjithë procedurën për të vërtetuar statusin juridik të një objekti pa leje e ka Komuna, pasi kjo çështje ka rëndësi lokale.
Mirëpo edhe përpos kësaj golgote, Olloman Mahmudi vendosi që të flas publikisht për këtë problem të madh, andaj ai thirri edhe media që ta denoncon rastin.
Ai mbajti një konferencë para gazetarëve më datën 08.09.2016, ku z.Ollomani thekson se për një moment një përson që për z.Ollomani është i njohur tentoi ta shkelë me vetur, dhe u rrezikua për jetë. Në të njejtën ditë ai e ka denoncuar rastin në polici se T.A nga fshati Turçan i vogël i Gostivarit me veturë kishte tentuar që ta godas për vdekje. z.Ollomani thotë se ngjarja kishte ndodhur edhe para ekipeve televizive nëlagjen Pitarnica.
Zhurnal po shpalosë dokumentin e Ministrisë së Punëve të Brendshme ku Olloman Mahmudi e ka denoncuar rastin në formë ankese në Polici, poashtu edhe në Prokurorinë Themelore.
Ollomani në Prokurorinë Themelore për ndjekje të krimit të organizuar kërkon ndjekjen e të gjithë zyrtarëve të Komunës së Gostivarit të cilët janë të involvuar sipas tij në këtë rast të “mafias urbane”. Bëhet fjalë për dokumentin e datës 27 shtator të vitit 2016.
Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” kërkoi qëndrim zyrtar nga Komuna e Gostivarit para dy ditëve, mirë deri në publikimin e kësaj storje nuk kemi marrë përgjigje.
Ndryshe, zotri Olloman Mahmudi thekson se nuk është vetëm ky problem, por se ai ka në dijeni edhe shumë raste tjera, ku sipas tij keqpërdorim dhe shkelje në dhënien e lejeve për ndërtim në këtë komunë.
Agjencia “ZHURNAL” për hirë të informimit të drejtë do të vazhdon me storjet që kanë të bëjën me dyshimet që i disponon Olloman Mahmudi.
imviOsuppbe Marcus Rucinski download
ReplyDeletecalkingkubfei
rupcevesre Gina Glover Rhinoceros 3D 7.21.22208.13001
ReplyDeleteReg Organizer
Microsoft Excel 2021
MOBILedit Forensic Express Pro 7.4.1.21502
myiberwari