Sulejman
Rexhepi ka premtuar edhe përkrahje finansiare për atë “krah partik” i cili do
të zotohet se i garanton ose bllokim të proceseve gjyqësore ose imunitet
politik duke ia siguruar fitoren e plotë si deputet në njësinë zgjedhore numër
një! Mulla Sula deputet?!?
Shkruan
Bekim Asani
Në BDI dhe në filialen e saj finansiare, në BFI, për
momentin po vlon një pasiguri totale si dhe një panikë nga bindja se shumë
kush, së shpejti, do të përfundojnë përtej grilave të burgjeve të Maqedonisë. Në
fakt, ethet e kësaj panike i kanë kapur disa nga kreu më i lartë i BDI-së si
dhe në kreun uzurpatorë të BFI-së. Strategjia për rrugëdalje është po ajo që po
insistojnë ta zbatojnë “maja” e VMRO-së. Kandidatët potencialë për burgosje shpëtimin
po e gjejnë duke qenë bartës të listës në njësinë zgjedhore përkatëse.
Në këtë institim të kandidatëve potencial për
burgosje, elektorati i rëndomtë po lexon praninë e fajësisë, ndaj dhe ka nisur
një iritim i skajshëm i tyre. Elektorati i rëndomtë ka kërkesë të prerë: të
gjithë politikanët e involvuar në krim e në korrupsion, të mos përfshihen në
asnjë listë, pa varësisht peshës së tyre partiake, në të kundërtën do të nisin
përçarjet dhe sektarizimet partiak.
Këtij problemi vështirë se do t’i shpëtojë edhe
BDI-ja. Qysh tash kanë nisur taktikat partiake të degëve dhe të nëndegëve. Veç
kësaj, kjo Parti, pas publikimit të disa “bombave”, ka nisur që të tundet nga
një prerje e thellë vertikale: njerëzit e korruptuar dhe të kriminalizuar, që
nga kreu më i lartë e deri te votuesi më i thjeshtë, do t’i nënshtrohet
procesit të ndarjes së “shapit nga sheqeri”! Në BDI tashmë po flitet për krahun
e politikanëve të rinj dhe elitarë si dhe për krahun e politikanëve të dështuar
dhe të kriminalizuar.
Krahu elitar, pra, neo-politikanët të prirur nga
kreu i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe nga zëdhënësi i Partisë, Bujar
Osmani, këto ditë, kanë realizuar një takim urgjent me uzurpatorin e postit të
Riasetit të BFI-së, Sulejman Rexhepin dhe me dy-tre lakej të tij dhe, janë përpjekur
të hartojnë një “strategji kombëtare” për
të dalur nga situata e margjinalizimit i cili po u kanoset si nga organet e
drejtësisë së shtetit po ashtu edhe nga krahu i kriminalizuar i Partisë. Në mënyrë
të tërthortë është kërkuar nga Mulla Sula që t’i aktivizojë të gjithë
“kapacitetet e tij” si dhe bashkëpunëtorët e vet që haptazi të vihen në shërbim
të këtij krahu politik të BDI-së, në të kundërtën ka gjasë që ta humbin këtë njësi
zgjedhore duke i lanë hapësirë ngadhnjimi Besës si dhe LR PDSH-së, armik këta
potencial të Mulla Sulës.
Megjithatë, gjatë këtij takimi, Mulla Sula ka qenë më
i drejtëpërdrejtë, duke kërkuar prej tyre që një herë përgjat këtij bashkëpunimi
të bëhen të sinqertë dhe ta ndihmojnë Mulla Sulën. Sulejman Rexhepi ka kërkuar
ose të propozohet si bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore dhe të fitojë
imunitetin, ose të sigurojnë garanci me shkrim nga lobi i gjyqtarëve gostivarasë
që do ta shpëtojnë nga proceset gjyqësore për të cilat tashmë Mulla Sula ka
dijeni të plotë. Në fund të takimit, Mulla Sula është ndarë tepër i zhgënjyer,
sepse, “elita politike e BDI-së”, nuk i
ka dhënë garancë se mund ta shpëtojnë, sepse tashmë është konstatim ndërkombëtar
që Ballkani (Bosnja, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia) pa mëshirë do
t’i nënshtrohent krehjes nga ana e drejtësisë me qëllim të eliminimit nga jeta
publike të të gjithë të korruptuarve të cilët janë kandidatë potncialë për t’u
shndërruar në kriminelë dhe prej ketij niveli në terroristë. Për herë të parë
Mulla Sulës i bëhet e qartë që karrierës së tij po i vie fundi dhe se, ngjashëm si në Shqipëri, edhe në
Maqedoni do të kërkpohet që nëpër lista të mos përfshihen njerëzit me biografi të njollosur me njolla
korruptive e kriminele.
Mulla Sulës ky krah “elitist” i politikanëve të
BDI-së i është zotuar që, nëse arrinë t’ia sigurojë prej 2500 deri më 3000 vota
BDI-së në njësinë e parë zgjedhore, do të ketë një zvarritje të proceseve gjyqësore,
madje me vite të tëra, deri në lodhje të organeve të drejtësisë, apo, eventualisht,
nëse ndërkombëtarët do të ushtrojnë presion, të ketë ndonjë dënim minimal.
Nga ky qëndrim “elitist” Mulla Sula është ndarë tepër
i pakënaqur, prandaj, fill pas përshëndetjes dhe ndarjes me këtë krah politik të
BDI-së, ka lëshuar “misionarë” që të vënë kontakt me krahun rrebelues dhe të kriminalizuar
të BDI-së. Nëse do të ndjejë se shantazhohet edhe nga ky krah i kriminalizuar i
BDI-së, atëherë, ka premtuar fuqishëm që publikisht do të dal në përkrahje të
“lëvizjes pro-ruse” Besa, është betuar para bshkëpuntorëve të vet të ngushtë,
ndërkohë që e ka urdhëruar kryebanditin e tij, Mustafa Dautin, që të vihet në lëvizje
për vënien e kontakteve me krahun rrebelues të prirur nga Bekir Hasani dhe
Bekim Neziri. Ka premtuar edhe përkrahje finansiare për atë “krah partiak” i
cili do të zotohet se i garanton ose bllokim të proceseve gjyqësore ose
imunitet politik duke ia siguruar fitoren e plotë si deputet në njësinë
zgjedhore numër një! Mulla Sula deputet?!?
Tani mjegulla po bie dhe paniku i Mulla Sulës po del
gjithnjë e më açik. Panikun po ia shton edhe më shumë një grup qytetarësh nga Hasanbegu
të cilët, pasi kanë siguruar dëshmi noteriale si nga BI e Kosovës, ashtu edhe
nga Komuniteti i Muslimanëve të Shqipërië, do të ngrisin proces gjyqësor për mënyrën
e shpenzimit-përvetësimit nga ana e Mulla Sulës të parave të grumbulluara për
familjet e goditura nga vërshima katastrofale e ndodhur në këtë lagje dhe në
rrethinë.
Një epilog tepër dëshpërues po e pret Mulla Sulën!
Lutja e rëndomtë do të ishte e tepërt dhe shumë ironike, sepse vështirë që do
ta ketë ndihmën e Zotit.
Comments
Post a Comment