Raporti i hetimit të brendshëm në ”Telekom Maqedonia” duhet të ndihmojë në hetimet e PSP-së për përgjimet e paligjshme. Komisioni për mbikëqyrje të punës së DSK-së e ka kërkuar këtë raport, por ende nuk e ka marrëi.
Sipas Deutsche Welle në gjuhën maqedonase, shkak për hetimet e brendshme ishin dyshimet rreth rolit të ”Telekom Maqedonia” në aferën për përgjimet e paligjshme.
PSP-ja thotë se ende nuk është njohur me rezultatet e hetimeve të ”Magyar Telekom”. Specialja e ka kërkuar raportin dhe presin që ta kenë në duar të tyre.
Sipas dëshmitarit Sllobodan Bogoevski, drejtorët e bordit të “Magjar Telekom” si pjesë e Deutsche Telekom kishin dhënë 7,5 milionë euro për ish-kryeministrin Vllado Buçkovski dhe krerët e BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri. Këta të fundit kanë marrë 5 milionë euro, derisa pjesa tjetër prej 2,5 milionë euro për Buçkovskin. Bogoevski atëkohë ishte shef i shërbimit sekret në Maqedoni, ndërsa në këtë rast korruptiv kryente rolin e ndërmjetësit, ku gjithçka realizohej përmes një biznesmeni grek dhe një korrieri me origjinë nga Maqedonia.
Comments
Post a Comment