Translate

Wednesday, October 19, 2016

Hasanbegasit në pritje të parave që duhet tua dorëzon BFI

Vërshimet në Hasanbeg shkaktuan dëme të mëdha saqë edhe sot e kësaj dite akoma banorët e këtyre vendbanimeve nuk mund të e marrin veten, andaj nevoja për t’i ndihmuar ende është e mirëseardhur. Muaj më parë për këto banorë përpos institucionet shtetërore dhe organizata të ndryshme ndihmë kanë ofruar edhe bashkësitë fetare islame të Shqipërisë dhe Kosovës. Në media u bë e njour se me nga sa para kanë kontribuar këto bashkësi fetare të cilat mjetet i kishin dorëzuar në BFI e që kjo e fundit akoma nuk i ka ndarë në Hasanbeg. Edhe Bashkësia Fetare Islame përmes një apeli nga Sulejman Rexhepi ka kërkuar që të grumbullohen mjete përmes xhamiave të vendit. Edhe pse janë grumbulluar mjete nga mbarë xhamiat edhe sot e kësaj dite nga BFI nuk kanë raportuar se sa janë tubuar dhe si u menaxhuan të njejtat. Banorëte  Hasanbegut kanë qenë të njoftuar për këto donacione nga jasht dhe nëpër xhamia andaj janë në pritje që tua dorëzon Sulejman Rexhepi nga BFI. Pse edhe sot e kësaj dite nuk tregohet se sa para janë grumbulluar nëpër xhamitë e vendit? Pse edhe sot e kësaj dite nuk u njoftua opinioni se ku mbetëtn paratë qe erdhën nga Shqipëria e Kosova? Pse edhe sot e kësaj dite nuk kemi njoftime mediatike se si u menaxhuan mjetet që u grumbulluan nga besimtarët e vendit nëpër xhamia pas apelit të BFI? A duhet t’i zë dimri banorët e Hasanbegut pa kulm mbi kokë e që pastaj Sulejman Rexhepi të tregon kinse ja sa është i kujdesshëm për muslimanët?!

0 comments :

Post a Comment