Translate

Thursday, October 6, 2016

“Game over” për Jeremiq, Guterres sekretar i ri i Kombeve të Bashkuara

Antonio Guterres është zgjedhur sekretar i ri i Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar shkurtimisht në twitter, agjencia e lajmeve AP.
Guterres ka triumfuar ndaj kandidatit serb për këtë pozitë,  Vuk Jeremiq, i cili ka mbajtur postin e ministrit të jashtëm serb.
Para dite AFP kishte njoftuar se kundër serbit Jeremiq do të jenë fuqitë perëndimore që kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit: SHBA, Britani e Madhe dhe Francë.
Kundërshtimin ndaj tij këto vendi e kishin bazuar në qëndrimin e Jeremiqit ndaj NATO-s dhe Kosovës.
Jeremiq NATO-n e kishte quajtur agresor, ndërsa për Kosovën kishte thënë se”vetëm mbi trupin e tij të vdekur do të anëtarësohej në KB”.

0 comments :

Post a Comment