Dikur, i vetmi lider politik në Maqedoni që nuk
kishte as një gram frikë nga publikimi i përgjimeve ishte kryetari i BDI-së,
Ali Ahmeti. Thoshte, le të publikohen të gjitha “bombat” e Zajevit! I vetmi që
frikësohej ishte Sulejman Rexhepi, uzurpatori i postit të Reisit. Pse?
Shkruan: Izair Saliu
Pas arritjes së Marrëveshjes së Përzhinos, me ç’rast
u heshtën “bombat” dhe u dorëzuan të gjitha përgjimet që i posedonte Zajevi,
subjektet politike u dakorduan edhe për kushtin e opozitës, për rënien e
qeverisë së Gruevskit. Vetëm Nikolla Gruevski si dhe Sulejman Rexhepi kishin
tmerr nga këto “bomba”, sepse, në takimin e fundit që e patën Zajevi dhe
Gruevski, ky i fundit u kërcënua që të jepte dorëheqje ose do të publikoheshin
të gjitha bisedat kompremitive me të cilat edhe u njohtua gojarisht. Opinionit
të gjërë të vendit i kujtohet se ndër reaguesit e parë kundër përgjimeve ishte
edhe Sulejman Rexhepi, përmes analizës së vet që e bëri publike në shumë media
të vendit. Sulejman Rexhepi që në fillim e drejtoi gishtin kah Nikolla Gruevski
dhe qeveria e atëhershme duke e fajësuar si përgjuese të mijëra qytetarëve të
vendit. Më vonë kjo u vërtetua edhe nga ana e Prokurorisë Speciale përmes
procesit “Spiuni”! Po prej nga këtë fakt e kishte ditur që në fillim Sulejman
Rexhepi? Natyrisht, po del puna se ka qenë ose në bashkëpunim me Zajevin i cili
e ka informuar edhe për bisedat e sakta të Sulejman Rexhepit me pushtetin e
atëhershëm, ose ka qenë i shantazhuar prej tij për bashkëpunim të ngushtë në
ditët e sotshme! Zajevi e dinte mossinqeritetin e Mulla Sulës, prandaj, nëse
nuk ia publikoi në fillim “bombat” Mulla Sulës, kjo nuk do të thotë se nuk
kishte leje “anonimi” që në rast të luajtjes bisht të Mulla Sulës, t’ia
publikonte bisedat telefonike më të nxehtat, sidomos atë për Burmali Xhaminë,
Dosjen tek Drejtoria për Verifikim Faktesh si dhe për truallin në Kala që i
dedikohej selisë së BFI-së. Këto biseda edhe u publikuan, së bashku me bisedën
e Mijallkovit dhe Musa Xhaferrit që tallen në mes vete e në llogari të Mulla
Sulës pas vizitës që ia bëjnë në kabintin e tij, në BFI, në orët e hershme të
natës. Veç kësaj, këto ditë u publikua edhe një set i madh i “bombave” dhe
vetëm një Zot e di se prej nga po publikohen. Sipas Ali Ahmetit, “bombat”
gjenden të shpërndarë në Prishtinë, në Tiranë, në Stamboll por edhe në disa
shtete të Perëndimit. Ali Ahmeti, i cili dikur ishte trim i pashoq madje edhe
insistonte në publikimin e të gjitha “bombave” që kanë të bëjnë me BDI-në, tani
është lideri më i brengosur dhe kritikues i rreptë i publikimit të tyre.
Natyrisht, sepse, dolën në shesh disa gjëra për të cilat zotëri Ahmeti as që
kishte pasur njohuri. Publikimi i këtyre “bombave” praktikisht e la pa shokë
dhe pa bashkëpunëtorë më të ngushtë dhe, me këtë, po i rrezikohet fundosja e
anijes së tij, BDI-së. Publikimi i këtyre “bombave” në fakt e nxori në pah
tradhëtinë e Mulla Sulës si dhe të njerëzve kyç të BDI-së, nxori në sipërfaqe
amoralitetin e Mulla Sulës po aq sa edhe të njerëzve kryesorë të BDI-së. E nxorri
në shesh matrapazllëkun e Mulla Sulës si dhe të funksionarëve të rëndësishëm të
BDI-së. Dhe, për tërë këto amoralitete vendosën që të lejojnë të viktimizohet
vetëm një femër, e cila doli që të ishte me alete burrash! Ermira Mehmeti nuk
është më e gatshme që të dalë para masës shqiptare pas të gjitha atyre aferave,
siç nuk do të jetë e gatshme edhe një menaxhere e një mediumi shqiptar të cilës
do t’i publikohet “bomba” që rrëfen për lidhjet e saj me një
ish-zëvendësdrejtor shqiptar të MTV-së. Po Mulla Sula dhe Ali Ahmeti bashkë me
njerëzit e tyre, a nuk ju gjasojnë në atë p… të mërdhifur nën fustana grashë!
Femrat turpërohen dhe ikin, ndërsa meshkujt që i turpëruan pretendojnë të
bartin brenga kombëtare! E pabesueshme dhe e pamundshme! Rezilët përfundojnë
saktësisht siç e paralajmëron këtë Kur’ani Madhështor. Të pafytyrët nuk mund të
përfundojnë me fytyrë, përveçse të shpërfytyruar në derra e në monstra të
neveritshëm.
Comments
Post a Comment