Me të afruar zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të cilat konform Marrëveshjes së Përzhinos janë caktuar më 11 dhjetor, partitë politike në Maqedoni kanë filluar aktivitetet e tyre. Derisa partitë tjera vijnë me ide dhe platforma kreative, nga ana tjetër koalicioni i partive në pushtet VMRO-BDI nuk dallojnë nga ideologjitë e tyre, qoftë edhe në sllogane.
Nuk bëhet fjalë për sllogane të ngjashme por tërësisht të njejta dhe vetëm të përkthyera. Nëse në zgjedhjet e vitit 2014 VMRO doli me slloganin “Veteno-Storeno”, BDI si sllogan kishin “U tha u Bë”. E tani në prag të këtyre zgjedhjeve këto dy parti sërish dalin me sllogan të njëjtë. Njëra “Nie pocnuvame” e tjerët “Fillojmë”. Atëherë parashtrohet pyetja kush është emërues i përbashkët i tyre?!
Sipas zëdhënësit të Lëvizjes BESA, Faton Fazliu, binomi VMRO-BDI gjithmonë funksionojnë si njëshe dhe të pandarë, ose ndryshe thënë janë Copy-paste! Me të njëjtin rritëm sipas Fazliut edhe në burg do të shkojnë të pandarë.
Comments
Post a Comment