Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në
maqedoni që do të mbahen më 11 dhjetor 2016 partitë politike bëjnë edhe
kalkulimet e tyre të fundit. Partia që më së shumti është në ethe parazgjedhore
është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e cila mundohet që të shfrytëzojë çdo
zbraztirë për të marrë ndonjë votë. Partitë e posa hapura bëjnë llogartitë se
do të triumfojnë në këto zgjedhje kinse anketat që realizohen nga zyra të ndryshme
po nxjerrin rezultate shumë pozitive, gjëra këto që bëhen fillimisht nga zyra të
panjohura dhe që epilogu vjen pasë pagesave të majme që u bëhet këtyre zyrave
për të nxjerr shifra të larta nga numri i anketuesve. Parti e vetme favorite në
këto zgjedhje është Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e cila fitoren e sheh
vetëm nëse merren masa dhe nuk tolerohet vjedhja e votave nga partitë në
pushtet gjegjësisht nga BDI. PDSH vazhdimisht është ankuar se dëmtoeht nga BDI
për shkak të vjedhjes së votës, fatkeqësisht edhe institucionet vendit edhe ato
ndërkombëtare nuk kanë marrë masa deri më tani. PDSH ka potencuar disa herë se
që nga zgjedhjet 2002 e deri tek ato më të fundit qoft në zgjedhje parlamentare
ose lokale ka qenë e dëmtuar pikërisht me vjedhje votash nga BDI. Andaj, kësaj
rradhe humbjen është duke e ndje BDI sidomos me pakënaqësitë që shihen në
opinion ku në çdo segment kritikohet dhe qortohet nga qytetarët. Pas Monstrës,
Kumanovës, Hasanbegut, përgjimeve, vrasjes së Komandant Kushtrimit, vrasjes së
Komandant Shqiponjës, burgosjeve të ndryshme, dështimeve ekonomike, dështimeve
në pushtetin qëndror dhe lokal ka bërë që revolta të jetë tejet e madhe tek
qytetarët. Pas këtyre ngjarjeve BDI po përjeton zbehje të madhe, andaj shpëtimin
po e sheh tek kryehajni Sulejman Rexhepi i BFI-së. Sulejman Rexhepin e BFI-së
nuk ka zyrë, institucion e vendit dhe ndërkombëtare, ambasadë, medium që nuk e
bojkotojnë për krimin, korrupcionin, vjedhjen, tradhëtin, manipulimet dhe keqpërdorimet
që i bënë në institucionin që drejton. Burime të sakta që janë dorëzuar në
portalin tonë flasin se Izet Mexhiti bashk me disa persona ditë më parë në
selinë e BFI-së takoi Sulejman Rexhepin.
Nga takimi në fjalë mësohet se janë konsultuar si të veprohet në këto zgjedhje,
votat e diasporës dhe bashkëpunimi mes BDI e BFI në këto zgjedhje. Interesi i Sulejman Rexhepi të bashkëpunon me
BDI për t’I shpëtuar Prokurorisë Speciale Publike dhe institucioneve të drejtësisë
pas gjithë krimeve dhe kriminalitetit të bërë ën BFI viteve të fundit./fokusinews/
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/

Comments
Post a Comment