Revolta e qytetarëve të Çairit për mos ndërtimin e xhamisë në fushë Tophanë është tejet i madh meqë ky kompleks i xhamisë dy vite të plota po zgjatë dhe si duket askund nuk do të jetë. BFI është shndërruar në institucion propagande që i shërben politikave të BDI-së, në këtë formë shfrytëzohen dhe keqpërdoren edhe xhamiat. Me plotë të drejtë revoltohen qytetarët ngase gurthemeli ishte më 30 gusht 2014-ditë Ramazani! Deklaratat para mediave të Sulejman Rexhepit dhe Izet Mexhitit ishin se pas Bajrami fillohet me ndërtimin e xhamisë, dhe se pas asaj feste nuk ëshë bërë asgjë. Kaluan shumë Bajrame e vite , por asgjë nuk është lëvizur për ndërtimin e asaj qendre fetare përpos gënjeshtrave dhe keqpërdorimit të këtij objekti për interese politike të BDI-së në kkrah të BFI-së. Aktualisht vendi i xhamisë është me mbeturina dhe ka vetëm një gjurmë të një shtylle me hekur! Lokacioni në fillim ishte i thurrur, e sot ka ngelë vetëm metali, por se është bë një ndryshim, pas më shumë se dy vite, tani aty kemi vetem një reklamë-fotoja se si do të duhet të dukej xhamia!
Për xhaminë në fushë Tophanë Agjencia e Lajmeve INA kishte shkruar ditë më parë: “Xhamia e premtuar dy vite më parë në Fushë Topanë nuk duket askund. Aty kanë mbetur vetëm gurë-themeli i shtëpisë së shenjtë, i promovuar kohë më parë me pompozitet nga autoritetet kompetente. Një lexues i agjencisë së lajmeve INA, ka dërguar disa foto nga vendi i ngjarjes. Për këtë neglizhencë ai akuzon kryetarin e BFIM-së, Molla Sulën dhe kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhitin.“Turp për BFI me Molla Sulen edhe për kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, të cilët që 2 vjet e kanë zënë parkun dhe deri sot asnjë punim nuk e kanë bërë. Këta dy persona vetëm marketing janë duke bërë me këtë Xhami”, shprehet lexuesi i revoltuar.(INA)
Fati i kësaj xhami është i njejtë si i godinës së Medresesë për femra afër xhamisë së Isa Beut të cilën Sulejman Rexhepi dhe Izet Mexhiti edhe sot e kësaj dite nuk e ndërtuan. Kjo ndërtesë tani 8 vite me rradhe nuk është ndërtuar. Sulejman Rexhepi dhe Izet Mexhiti e manipuluan opinionin dhe popullin se do të ndërtojnë këtë shkollë edhe pse kaluan vite e vite dhe në fund asgjë. Hapsirat e barakave ku duhej të ndërtohej Medreseja sot është shndërruar në parkingje për përfitime personale të njerezve të BDI-së dhe Sulejman Rexhepit.
Edhe analistët kanë po atë bindje se Sulejman Rexhepi po i keqpërdor xhamitë dhe vakufin për t’i shërbyer politikave të BDI-së, një parti që tani më akuzohet nga qytetarët si parti antishqiptare dhe që punon e vepron kundër interesave kombëtare.

Comments
Post a Comment