Prurjet e mëdha të mbeturinave nga vërshimet detyruan disa komuna të hapin deponi të egra. Njëra ndër deponitë e tilla është edhe ajo mesë fshatit Gllogjë dhe Dobrosht të komunës së Tearcës.
Kjo është deponi a krijuar me një herë pas vërshimeve të vitit të kaluar, mesë fshatit Gloxhë dhe Debrosht. Ndërkohë edhe për kundër premtimeve të shumta se kjo deponi do të largohet, kjo ngelet e njëjtë e cila rrezikon çdo ditë shëndetin e fshatarëve të Gllogjës dhe Dobroshtit.
“Ajo na pengon për atë se , ka edhe erë edhe nuk pastrohet dhe nuk rrafshohet , po që se rrafshohet me eskevatora ajo është gropë dhe mund të bëhet vendi i mirë . Erë ka me këto çka i çojmë ne por dikush hudhën pjesë të ngordhura . Masa as kush nuk merë as edhe komuna e Tearcës si komunë nuk e kryen por edhe ne fshatarët e kemi bërë stadiumin”…
“Si nuk pengon, siç të them unë nuk jemi me shkollë që të flasë gjuhën por ajo erë e keqe ku rin ,aty rin ajo ka qenë gropë tani është mbushur tre metre , para është mbushur por edhe mbas më shumë prej fshatit Poroj kanë sjell nuk e di sa kamijona janë sjellë . Ka shumë erë tani edhe fshatarët mezi presën kur e shohin ashtu edhe ato hedhin”, thanë banorët.
Sekretari i bashkësi lokale të fshatit Gllogjë Arif Dauti , thekson se ky vend ka qenë dikur fushë sporti, por pas prurjeve të vërshimeve është shenduar në deponi.
“Këtu ka qenë stadiumi Sharri 79 po shiko tani si është bërë . I sollën gjitha mbeturinat e Projit por tani ne nuk dimë çka t’ju bëjmë , u prish studioni shikoni si është , fëmijët nuk kanë ku lozin na kanë premtuar se do vinë do e rrafshojnë do e bëjnë me begaton me grill me dhe por ato më nuk erdhën . Na premtuan por nuk e bënë punën kjo është ajo”, tha Arif Dauti, sekretar i Bashkësis Lokale fsh. Glloxhë.
Nga ana tjetër , edhe për kundër tentimit tonë disa herë që të marrim prononcim lidhur më këtë çështje, kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani, nuk deshi të prononcohet para kamerës tonë, por jasht kamerës thot se është duke punuar dhe brenda një kohe të shkurtër ky problem do të zgjidhet.
Comments
Post a Comment