Skip to main content

Haxhi obligim fetar apo biznes klanor

Sivjet gjatë muajit të bekuar të Ramazanit njerëzit besnik të Mulla Sules pandërprerë u apelonin besimtarëve qe Sadekatul Fitri dhe Zeqati t’i destinohen Medresesë Isa Beu si mundësi për të manipuluar me besimtarët ngase e dinin se BFI-së në krye me Sulejman Rexhepin nuk i beson askush, ku edhe përskaj apeleve të shumta dështuan ngase qytetarët veçmë ishin vetëdijësuar.
Shkruan: Samet Avdiu-Jurist i diplomuar
 Kryerja e kushtit te pestë të fesë Islame Haxhit në Maqedoni edhe sivjet po has në vështirësi te besimtarët. Duke pas parasysh kushtet e vështira ekonomiko-sociale të qytetarëve të konfesionit islam, Institucioni Bashkësia Fetare Islame në krye me Sulejman Rexhepin edhe sivjet vepruan si në të kaluarën në ngritjen e çmimit nga 3100 euro sa ishte vitin e kaluar në 3400 euro.
Kjo ngritje astronomike vallë a paraqet mundësi apo veshtirësi për besimtarët, këtu nuk do futem ngase kjo u ngelet besimtarëve te gjykojnë dhe vlerësojnë.
Sa kam njohuri unë deri me tani asnjehere BFI ne krye me Sulejman Rexhepin asnjëhere nuk ua sqaroi besimtarëve se përsë  për cdo vitë po kemi ngritje te çmimeve; apo këtë ngritje po e bënë për arësye tjera.
Te nderuar besimtarë, Bashkesia Fetare Islame si institucion duhet respektuar nga të gjithë ne, por më besoni se asnjëherë nuk mund të respektoj njeriun që tejmase dëmtoi këtë institucion i cili nuk rreshti së bashkëpunuari me njerëz që fare pak për ta ka rëndësi feja, por perkundrazi të njëjtit këtë institucion e shohin si organizatë interesi apo organizatë biznesi.
Se në çfarë mase është keqpërdorur institucioni  BFI nga Sulejman Rexhepi dhe klani i tij unë nuk mund të jap ndonjë vlerësim ngase për hirë të korrektësisë dhe etikës  njerëzore ua lë organeve shterërore që në të ardhmen objekt i inspektorateve të jetë edhe mbikqyrja inspektive e punëve dhe veprimeve në këtë institucion.
Po i kthehemi përsëri Haxhit dhe mungesës së mundësisë financiare të besimtarëve për të kryer edhe këtë obligim fetar si pasojë e një keq menaxhuesi me këtë institucion, andaj kisha dashur të dijë se a e qanë kokën molla Sula se një ditë duhet të jap përgjegjësi si para besimtarëve poashtu edhe para Krijuesit.
Andaj, të nderuar besimtarë ju keni të drejtë të dini rreth zhvillimeve në  këtë institucion se përse Sulejman Rexhepi edhe sivjet vendosi të ngrit çmimin e Haxhit.
Sivjet gjatë muajit të bekuar të Ramazanit njerëzit besnik të Mulla Sules pandërprerë u apelonin besimtarëve qe Sadekatul Fitri dhe Zeqati t’i destinohen Medresesë Isa Beu si mundësi për të manipuluar me besimtarët ngase e dinin se BFI-së në krye me Sulejman Rexhepin nuk i beson askush, ku edhe përskaj apeleve të shumta dështuan ngase qytetarët veçmë ishin vetëdijësuar. Andaj, ishte vetëm nje numër i vogël i besimtarëve që  iu pergjigjën pozitivisht apeleve të tyre ku arka e BFI-së veçmëse ishte e zbrazur, ndërsa për të plotësuar këtë mungesë të mjeteve në kordinim me klanin e tij vendosi të ngris çmimin e Haxhit, ngase ky njeri dhe shokët  e tij marrin paga të majme dhe bëjnë jetë luksoze me para te besimtarëve.
Ne fund, lus Zotin fuqiplotë që këta njerëz t’i mbarësoftë dhe udhëzoftë; ngase veprimet e tyre janë veprime në kundërshtim me udhëzimet e Zotit fuqiplotë se si duhet vepruar një mysliman.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Zbulohen lidhjet e Argëtim Asanit me Petrit Hamen (Amen), bashkëpunëtori i famëkeqit Arkan: Ja segmentet e UDB-së në politikën shqiptare të Maqedonisë

Ylli Pata Vrasja e Argëtim Asanit (alias Artan Musliut) risjell në skenën e tronditur të shqiptarëve të Maqedonisë, fantazmat e tmerrshme të lidhjes së vjetër me nëntokën e krimit të organizuar dhe me shërbimin famëkeq serb UDB, i cili një pjesë solide të tij, e ka vazhduar me shërbimin e Maqedonisë së sotme të Nikolla Gruevskit. Argëtim Asani, ka qenë një figurë kyçe e nëntokës së errët me politikën shqiptare të të gjitha forcave politike. Por mbi të gjitha ajo që është më eminente në “CV”-në e të ndjerit Asani është veprimtaria e tij e gjatë si njeri i afërt dhe truprojë e misteriozit Petrit Hame i njohur si Ame, bashkëpunëtor i afërt i kriminelit serb, Zhelko Razhnjatoviç (Arkanit) dhe figurë eminente e UDB-së jo vetëm në Maqedoni. Argëtim Asani, që prej fillimit të viteve 90-a ka qenë bashkëpunëtor i Petrit Ames në tregëtinë e paligjshme dhe monopolet ekonomike që lindën më pas në kontrollin e shitjes së karburanteve, cigareve dhe lidhjeve me nëntokën e Shqipërisë, madje e

Bashkëluftëtari i Zahirit: Ali Ahmeti e Fazli Veliu duhet të tregojnë pse u vra Zahir Pajaziti (Foto)

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij. Sipas, tij ai nuk do të ndalet kurrë dhe do ta qoj këtë çështje deri në fund, duke zbuluar tradhtarët e vërtete të cilët i kanë bërë pritë Zahir Pajazitit. “Unë Hasan Zeneli ne emer te shokeve te gueriles se Zahir Pajazitit, publikisht u them se kete pune do ta çojm deri ne fund, deri ne zbardhjen perfundimtare duke i zbuluar tradhtaret e vertete te cilet i kane bere priten Zahirit dhe shume djemave tjere deshmor te ketij kombi”, shkruan ai./BS Ja postimi i tij i plotë pa ndërhyrjen tonë: Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka ka DITELINDJEN. “Zahirin e vram sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di,vetem SEKTORI i vecant. E vram sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit ton sllavokomunist.Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu! Hiq s’marr ves