Një set i ri i përgjimeve të funksionarëve të
ndryshëm në Maqedoni, po qarkullon nëpër zyre të mediave si dhe në disa nga
zyret e korit diplomatik në vend. Edhe më tej mbetet personazh fatkeq i këtyre
përgjimeve funksionari i BDI-së, Musa Xhaferri.
Është një numër bukur i madh i përgjimeve që dëshmon
për një biznes-miqësie shumë të ngushtë të Musa Xhaferrit me ish-drejtorin e
DZK-së, Sasho Mijallkov, por janë shumë interesante bisedat që janë zhvilluar
mes tij dhe Orce Kamçevit. Në të gjitha këto biseda lakohet mjaft shumë edhe
emri i Reis Sulejman Rexhepit. Këto biseda shpalosin shumë biznes-plane sekrete
të Sulejman Rexhepit dhe Musa Xhaferrit, të cilat i zhvillojnë ekskluzivisht
për interesat e Mijallkovit dhe të Kamçevit. Si pasojë e këtij aktiviteti shumë
të ulët pëson prona e vakëfit të BFI-së, sidomos Burmali Xhamia si dhe parcela
e cila me vendim të Qeverisë duhej ti jepet BFI-së në Kalanë e Shkupit. Është
shumë interesant biseda e Xhaferrit me Mijallkovin ku ky i pari kërkon
përforëcim për ta bindur Mulla Sulën për të hequr doë nga shpenzimet prej
dhjetra mij eurove që janë bërë për ta urbanizuar, për ta regjistruar në
kadastër si dhe për ta planifikuar si parcelë ku do të ndërtohej selia e
BFI-së. Në këtë bisedë vendoset që bashkërisht, Xhaferri dhe Mijallkovi ta
vizitojnë Sulejman Rexhepin dhe ta bindin që të heq dorë nga kjo parcelë e cila
duhet t'i takojë mikut të ngusht të Musa Xhaferrit, Orce Kamçevit, si
kundërshpërblim Mijallkov do ta shtyjë propozimin për ta ndryshuar Ligjin për
Lustrim prej nga do të shlyhen nga procesi i lustrimit të gjithë përfaqësuesit
e klerit në Maqedoni, me ç'rast do të përfitojë vetë Mulla Sula.
Edhe më interesante është biseda e realizuar pas
kësaj vizite në zyren e Sulejman Rexhepit. Xhaferri e mburrë Mijallkovin për
aftësinë e tij për ta bindur Sulejman Rexhepin që të heq dorë nga angazhimi i
tij për Burmali Xhaminë dhe për parcelën në Kalanë e Shkupit. Kushti ka qenë,
të heq dorë dhe kurrë të mos fajësojë asnjë institucion në shtet por fajtorin
ta gjejë diku jasht vendit (jo rastësisht pastaj Mulla Sula "dëshmon"
se fajtor për Burmali Xhaminë është vetë Shteti Turk i cili ka bërë pazarllëk
me maqedonasit në dëm të BFI-së) Veç kësaj, janë shumë interesante edhe bisedat
në mes të dy bashkëpatriotëve, Musa Xhaferrit dhe Jakup Selimovskit,
ish-funksionarit të lartë të BFI-së. Xhaferri kërkon madje edhe insiston që ta
bind Selimovskin për ta përcjellë dhe për të raportuar për çdo veprim të Mulla
Sulës. Meqë Selimovski nuk ka pranuar për asnjë çmim që të futet nëpër këto
ujëra, atëherë, sërish kyçet Mijallkovi duke kërkuar që të kontaktohet me
shefin e kabinetit të Mulla Sulës prej të cilit duhet të merren kodet e
programit për përgjim të BFI-së përmes kamerave të instaluara në këtë
Institucion. Janë shumë rëqethëse bisedat e Musa Xhaferrit me Sulejman
Rexhepin. Po ashtu, është tepër interesante një bisedë e zhvilluar në mes të
Sulejman Rexhepit me ish-anëtarin e Komisionit për Lustrim, Agim Mehmetin, por
edhe biseda e zotëri Agim Mehmetit me ish-reisin e BFI-së Arif Emini. Marrë
parasyshë relacionet e vendosura BDI - BFI që nga viti 2011, nuk duhet të
habitemi se "bombat" tanimë janë si maja e gjilpërës në sipërfaqen e
tullumbaces.
Comments
Post a Comment