Skip to main content

Banorët e Çairit revoltohen me Sulejman Rexhepin për xhaminë në Tophan

Zvarriten procedurat për fillimin e punimeve për ndërtimin e xhamisë në Tophanë të Çairit. Në mungesë të xhamisë, banorët e kësaj lagje detyrojnë të udhëtojnë me kilometra për të kryer obligimin fetar.
Banorët shprehen të revoltuar për neglizhencën e BFI-së dhe Komunës së Çairit. “Të them të drejtën nuk besoj, premtime ka mjaft por të paktën deri më tani duhet dicka të ishte bërë por nuk ka asgjë. Njëherë na thanë mbas Ramazanit vitin e kaluar por s’ka asgjë. Namazin e falim tek kjo Xhamia këtu afër në një dhomë. Nuk na zë, shumica falen jashtë”.
“Xhaminë ka dy vite që e kanë filluar ta bëjnë se asgjë nuk ka. Janë duke na gënjyer. U bë si tepër kjo punë, shkojmë falemi te kjo Baraka, ajo dhe nuk ka kushte për Xhami. Duhet ose t’i hypim autobusit të shkojmë të falemi ose në këmbë, këto po na gënjejnë. Nuk kemi besim, e kemi humbur besimin krejt, kujt do I besosh? Si në Bashkësinë Islame, si nëpër partitë shqiptare, besim nuk kemi” “Kush nuk ka dëshirë që të ketë një xhami më afër vendbanimit të vet, shtëpi të Zotit kush nuk ka qef të ketë afër . Për momentin falem në Caircanka në xhamin Jahja Pasha, është larg, duhet të dal një orë para që të zë vend të falem” “Kjo nuk do të ndërtohet asnjëherë, që kur kanë thënë, deri tani do kishte përfunduar 3:50 Nevoja ekziston që moti jo tani, por kot po presim xhami këtu. Për momentin falemi nëpër të gjithë Xhamitë e Shkupit”
Nga BFI sot nuk deshën të flasin për zvarritjen e punimeve, me arsyetimin se kreu i këtij Institucioni Sulejman Rexhepi është në udhëtim zyrtar. Ky i fundit në maj të këtij viti kishte thënë se në qershor fillojnë punimet. “Maksimumi mund të jetë një muaj, tani në ramazan jo, por pas ramazanit të startojë dhe vjen ndërmarrja ndërtimore që atje për të Þlluar punën”, pati deklaruar Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, më 5 qershor të këtij viti.
Por edhe kreu i Çairit Izet Mexhiti, në dhjetor të vitit të kaluar kishte deklaruar se punimet do të fillojnë në muajin mars. “Mendoj se në tre muajt e ardhshëm mund të ketë edhe gurrë themelin e xhamisë së re”, deklaroi Mexhiti në dhjetor të vitit të kaluar. Xhamia, sipas planit do të jetë me katër minare dhe përveç faltores do të përfshijë edhe një qendër edukativo-shkencore, amÞteatër dhe hapësirë për lexim, për studentët e teologjisë../Alsat M

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/