Manifestimin kulturoro-sportiv për mundje tradicionale “TRADITA VAZHDON 2016”, nuk do të ketë mbështetjen e Komunës së Studeniçanit, pasi që një vendim të till e ka marrë këshilli komunal.
Sipas këtij vendimi Këshilli i Komunës së Studeniçanit refuzon kërkesën provokative nga Shoqata Qytetare “AKSI” për çfarëdo lloj mbështetje të manifestimit “TRADITA VAZHDON “, informon shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit.
“Edhe pse në mënyrë të rregullt Komuna e Studeniçanit ka aplikuar që në mënyrë institucionale të organizon këtë manifestim tradicional siç është rendi dhe zakoni, Ministria e Kulturës edhe këtë vitë nuk i ndanë mjetet për komunën tonë, por të njëjtat ja ndanë shoqates qytetare AKS-i. Kjo shoqatë qytetare duke shfrytëzuar miqësitë e ngushta që ka me funksionarët e BDI-së në këtë ministri arrijnë të ndikojnë që dhe këtë vitë ta dëmtojnë Komunën e Studeniçanit dhe Ministria e Kulturës të merr vendim politik dhe mjetet për një manifestim të till t’ia beson një shoqate e jo komunës si institucion”, thuhet në reagimin e Komunës së Studeniçanit.
Për hirë të korrektësisë Komuna e Studeniçanit gjatë vitit 2013, 2014 dhe 2015 për këtë manifestim tradicional ka formuar Këshill organizativ prej 15 anëtarësh: përfaqësues nga komuna, Klubi i Mundjes ‘Studeniçani’ dhe dy përfaqësues të AKS-it.
“Gjatë 2013, 2014 dhe 2015 manifestimin tradiconal në mundje e ka organizuar ky këshill organizativ e jo kjo shoqatë qytetare. Kjo shoqatë për këto dy vite (2013/2014/2015), mjetet që i ka marrë për këtë manifestim asnjëherë nuk i ka treguar në tërësi dhe për të njëjtat asnjëherë nuk i ka arysetuar para këshillit organizativ me ndonje raport financiar, ndësa Komuna e Studeniçanit posedon raporte dhe dokomentacione për mjetet të cilët janë harxhuar”, theksohet në komunikatë.
Komuna e Studeniçanit do të vazhdon ta përkrahë fuqimishtë Klubin e Mundjes ‘Studeniçani’ dhe sportin në përgjithësi ashtu siç ka vepruar deri më sot, dhe në asnjë rast komuna jonë nuk do të jëtë pjesë e manipulimeve që në emër të sportit të bëhet vjedhje dhe plaçkitje.Komuna e Studeniçanit do të vazhdon nga viti i ardhëshëm ta organizon këtë manifestim me ose pa përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe manipulantëve të tjerë.
Komuna e Studeniçanit konstaton se kjo është një loj politike midis AKS-it dhe BDI-së gjegjësisht sekretarit shtetërorë në Ministrin e Kulturës, Behixhudin Shehapi për të marrë vendime politike pasi që komuna jonë drejtohet nga një përfaqësues i opozitës së vërtet shqiptare në Maqedoni.
“Ne jemi kundër çdo lloj të manipulimit financiar apo çfarëdo lloj tjetër manipulim nëpërmjet sporti. Andaj duke vlerësuar se ky sport ka traditë shumë të gjatë, ne nuk mbështesim një manifestim i cili që në fillim manipulohet dhe motivohet politikisht”, thuhet në komunikatë./Ditari.mk/
Comments
Post a Comment