Amoraliteti dhe imoraliteti janë dy kategori që nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta por që ngatërrohen çdo herë. Është ngjashëm diçka si shëmtia dhe e keqja.
Shkruan Zeqie Veseli
Amoral është ai që bën vepra të pamoralshme, që morali i tij ka degraduar deri në zero. Kurse imoral është ai person i cili karakterizohet nga vetitë e këqia, të liga, të shëmtuar, por që në moral mund të jetë reltivisht i fortë. Në këtë kategori njerëzish klasifikohet Mulla Sula, madje mund të trajtohet si shembulli tipik i personit imoral. Personat e të dy kategorive, në një shoqëri normale, përfundojnë me sanskione ligjore, me atë që personat që preken nga imoraliteti nëse janë figura publike, dorëhiqen nga posti dhe i nënshtrohen vullnetarisht procedurave gjyqësore. Zakonisht, personat publikë shumë më tepër janë të predispozar të preken nga fenomeni i imoralitetit se nga amoraliteti. Vepër amorale do të konsiderohej marëdhënia intime jashtëmartesore apo me seksin e njejtë. Po supozojmë se në këtë kategori nuk bie Mulla Sula, por ama, në kategorinë tjetër, të imoralitetit, Mulla Sula gjendet me bollëk, kokë e këmbë. Nuk kalon asnjë ditë në të cilën Mulla Sula nuk preket nga ndonjë vepër imorale. Vepër imorale është edhe mbajtja në rreth e atyre personave që bëjnë vepra të tilla. Pra, edhe solidariteti me ata që i shquan imoraliteti është IMORALITET. Vepra e fundit imorale e Mulla Sulës është përpjekja e tij prej një hajduti të regjur për ta fshehur ndihmën finansiare që erdhi për Hasanbeguin nga vëllezërit tanë nga Shqipëria e Kosova. Në faqen zyrtare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë thuhet se në BFI Sulejman Rexhepit iu dorëzua vërtetimi bankar se në xhirollogarinë e saj janë transferuar 20 mij dollarë, kurse në faqen e Bashkësisë Islame të Kosovës thuhet se Sulejman Rexhepit iu dorëzua vërtetimi i ngjashëm me transferim të mbi 140 mij eurove për Hasanbegun. E dini se si shkruan në kumtesën zyrtare të BFI-së? Skruan: këta dy komunitete ofruan «ndihmën dhe përkrahjen vëllazërore»! Ofruan ndihmë vëllazërore dhe kaq! Pse e fsheh sumën e donuar Mulla Sula dhe bashkëhajni i tij Mustafa Dauti? Për t’i blerën nja 100 pako me artikuj ushqimore në emër të komuniteteve shqiptare? Dhe, pjesën tjetër të pareve për ta shpenzar nëpër kazino, nëpër sauna si dhe për dhoma hotelesh ku zhvillohet amoraliteti! Kur myslimanët e Maqedonisë tubuan mijëra euro për vëllezërit shqiptarë që u goditën nga vërshimat në Shkodër, Mulla Sula, si një kontrabandis i stërvitur, paratë i futi në xhepin e vet dhe u nis drejt Shqipërisë, nuk e dorëzoi ndihmën e grumbulluar në Komunitetin Mysliman, sepse nuk ju besonte atyre, por, i dorëzoi ndryshe! Kur? Ku? Si dhe sa?! Kjo është vepër imorale, siç ishte imoralitet edhe akti i dorëzimit në zarfë të parave të grumbulluara në shtabin e krizës në Tetovë vitin e kaluar, por edhe familjarëve të Lagjes së Trimave që ia dorëzoi në pliko! Askush nuk mori vesh se nga sa u dorëzun dhe për sa persona. Vepër e pastër imorale, e denjë për masa ligjore. Gjithësesi, vepër imorale është edhe pranimi i ryshfetit përkthyer në ROLEX prej 36 mij dollarësh. Imoralitet është edhe nepotizmi, edhe vjedhja, edhe keqpërdorimi i kurbanëve, edhe hudhja në plehëra e lëkurave të kurbanëve, imoralitet është edhe fshehja e pakove me ndihma me qëllim që të jenë të gatshme kur të vie ndonjë donim finansiar. Imoralitet është edhe keqpërdorimi dhe vjedhja e vakëfit. Imoralitet është edhe shoqrimi dhe bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar në krim e në vepra imorale. Nëpër të gjitha këto veprime imorale ka kaluar dhe kalon akoma Mulla Sula! Në të tilla raste, në një shoqëri normale, sapo të ngritet një aferë, personi i prekur menjeherë dorëhiqet dhe i drejtohet organeve të drejtësisë për ta kërkuar gjykimin e drejtë, sepse, i moralshmi dhe i ndershmi nuk do të mundeshin për më të madhin kjamet që ta durojnë epitetin e njeriut imoral!
Mulla Sula e pensionon myfiun Isa Ismaili në momentin kur rreth tij shpërthejnë plotë afera amorale, ndoshta të kurdisura prej vetë Mulla Sulës vetëm e vetëm ta largojë nga «klubi» i vet një person që ia njeh edhe pleshtat në shtëpi. Siç ia kurdisi aferën edhe myftiut tjetër, Pëllumb Veliut, duke tentuar që t’ia marrë dhe shtëpinë të ngratit. Të gjitha këto veprime janë imorale, siç është imoralitet dhe bashkëpunimi me myftinjtë (Shaqir Fetahun, Murat Isenin etj.) të cilët u kualifikuan si bashkëpunëtorë të UDB-së. Imoralitet është edhe bashkëpunimi me myftiun e Tetovës, Qani Nesimin, i cili futjen në BFI e pati vetëm sa për ta institucionalizuar sektarizimin e fesë islame. Janë një mori veprimesh dhe aferash të sferës imorale, kurse Mulla Sulës nuk i dridhet as qerpiku! Ai nuk dorëhiqet por si gjeldet imponohet si kryetar i BFI-së. Ky është kulmi i imoralitetit të tij, sepse, me këtë mostërheqje të tij ai ua përcjell mesazhin të gjithë myslimanëve të vendit me këtë përmbajtje “as ju nuk jeni më të mirë se unë dhe, si të tillë që jeni, nuk meritoni ndonjë reis tjetër”!
Po pse nuk jep dorëheqje Mulla Sula?
Sepse, dorëheqja për shkak të veprimeve imorale kërkon edhe procese gjyqësore për ta zbardhur të vërtetën mbi një aferë imorale, e cila, mbi shpinën e një të pafajshmi dhe të ndershmi peshën miliarda tonelata. Pikërisht për shkak të kësaj peshe Mulla Sula ditë për ditë është duke u fundosur gjithnjë e më shumë në llymin e një vërshime të tmershme shpirtërore./Opinion/
Comments
Post a Comment