Ditë më parë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në
krye me Skënder Bruçaj dhe Bashkësia Islame e Kosovës me Myftiun, Naim Tërnava sollën
donacionet e tyre në Hasanbeg dhe njëherit i vizituan vendet e përmbytyra në
lagjën e Hasanbegut. Përmbytjet ishin me përmasa katastrofale ku me vete morrën
viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materilae. Shumë familje humbën të afërmit
dhe shumë prej tyre mbeten pa kulm mbi kokë, dhe se ndihma ndja tyre ishte detyrymore.
Banorëve të Hasanbegut në ndihmë u dolën vëllezërit e tyre nga Shqipëria dhe
Kosova të cilët kishin grumbulluar mjete material dhe të njetat ua sollën në
vendin e ngjarjeve. Krerët fetar të KMSH dhe BIK sëbashku me atë të BFI, Sulejman
Rexhepi ishin ën Hasanbeg dhe për së afërmi panë gjendjen dhe tmerrin që kishin
përjetuar banorët e Hasanbegut dhe mes tjerash deklaruan donacionet
egrumbulluara nga populli i Shqipërisë dhe ai i Kosovës. z. Bruçaj kishte
deklaruar se KMSH solli 20 mijë dollar, ndërsa Myftiu, Tërnava 141 mijë euro përes
të cilës treguan se edhe këta dy komunitete solidarizohen me myslimanët e
maqedonisë në veçanti atë të Hasanbegut. Pas këtyre të dhënave që u shpalosën
nga vetë krerët e institucioneve fetare vetëm BFI në krye me Sulejman Rexhepin nuk
kanë deklaruar se sa para kanë dorëzuar në Hasanbeg pas grumbullimit të mjeteve
nga apeli i dhënë më 14 gusht nëpër xhamitë e maqedonisë në ditën e xhuma!? Pse
Sulejman Rexhepi deri më sot nuk tregoi se sa para janë mbledhur gjatë ditës së
xhuma kur u shpalos apeli i BFI-së nga imamët e xhamiave?! Pse i gjithë ky mister brenda BFI për ndihmat dhe mjetet që
kanë dorëzuar në Hasanbeg?!
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/

Comments
Post a Comment