Ish-ministri për Evropë, Denis MacShane, në portalin Christiantoday, i ka bërë një përshkrim vizitës së Baidenit në Kosovë, duke i vënën theksin në çështjet fetare. Ai përshkrimin e fillon duke treguar se zëvendëspresidenti amerikanë Joe Biden do të vizitoj këtë javë një vend të vogël në Evropë që ka bërë më shumë se ç’duhet për të gjetur hapësirë për besim dhe tolerancë.
Sipas MacShane, Biden një katolik i devotshëm, do të shkoj në Kosovë dhe Serbi, ku do të gjej në Ballkanin Perëndimor politika pasiononte me karakter fetar dhe të rëndësishme si askund tjetër në botë, përcjell ‘zeri.info’.
Ai bënë një përshkrim të ndryshimeve që ka pasur ky rajon nën sundimin e perandorive, dhe ndikimet që ato kanë sjell edhe në përbërjen fetar, që nga myslimanët otoman, ortodoksët rus, krishterët gjerman e austro-hungarez, e deri tek ateizmi i konfiguracionit artificial të Jugosllavisë komuniste.
Kryeqyteti i vendit për MacShane, ka xhamitë e tij, por vajzat e reja vishen me të shkurtra, ku Birra Peja është një nga më të mirat në Evropë, që së bashku me venën kosovare, tregojnë se Islami në Kosovë është tolerant dhe modern.
MacShane, përmend po ashtu organizimin e konferencës ndërfetare, ku marrin pjesë të gjitha konfesionet, ku përfaqësuesit e tyre shpenzojnë një javë të tërë duke diskutuar për çështje që lidhen me religjionin.
Ndër të tjera autori, që dikur ishte Ministër për Evropë në qeverinë britanike, përmend edhe fitoren e Majlinda Kelmendit, për ta vendosur atë në koloritin e Kosovës, si shoqëri me tipare të shumta. /ZERI
Comments
Post a Comment