Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi ditë më parë ka lëshuar
njoftim të përgjithshëm mbarë xhamiave në Maqedoni për të grumbulluar mjete për
të ndihmuar popullatën e Hasanbegut dhe rrethinë që i kapluan vërshimet. Ky
apel është bërë në emër të BFI-së për Organizatën Humanitare Hilal meqë kjo e
fundit si gjithnjë pret ndihma nga muftinitë ngase në esencë nuk dorëzon askush
donacione kur në krye të kësaj organizate është Mustaf Dauti. Mbarë opinioni,
organizatat, institucionet kanë njohuri të shumë për Mustafa Dautin i cili kohë
më parë është larguar nga BFI për shkak të keqpërdorimeve të donacioneve jo
vetëm nga Maqedonia por edhe më gjërë pikërisht në emër të kësaj organziate dhe
në emër të funksionarëve të BFI të cilët sot janë pjesë e Lëvizjes për Reforma
në BFI, gjithashtu ai ishte i përzënë nga Strugë ku kishte punuar vite me rradhë
si Imam dhe në fund njihet si aktivist i dështuar i partisë politike Demokracia
e Re. Duke e njohur mirë Mustafa Dautin, imamët dhe këshillat e xhamiave
gjithandej, andaj nga turpi emri i OH Hilal dhe BFI-së nuk u përmend si bartës
të kësaj iniciative për grumbullimin e mjete për t’u dalur në ndihmë Hasabegut
dhe rrethinës që ishin të përfshirë në vërshimet katastrofale. Imamët dhe
këshillat e xhamiave më nuk përmendin as Sulejman Rexhepin e as Mustafa Dautin
meqë kanë qenë të përfshirë në skandale të ndryshme për të cilët mediat
shkruajn në vazhdimësi./Fokusi/
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/

Comments
Post a Comment