Urdhri për vrasjen e djalit tim Xhemail Rexhepit-Komandant Shqiponjës ka ardhur nga Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Beqir Hasani dhe bashkëpunëtorë të tyre të afërt. Kështu deklaroi sot për mediumet Mejdi Rexhepi, babai i Komandant Shqiponjës, para se të fillojë Seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e Shqiponjës.
“Ahmeti e ka kërcënuar në telefon, i ka thënë të largohet. Të qëndrojë pas Bajramit (Limanit). Shqiponja i tha se unë nuk qëndroj pas Bajramit, e nëse ti mendon se Bajrami duhet të jetë kryetar, eja e thuaju anëtarëve të partisë, veteranëve dhe invalidëve dhe e paralajmëroi se do të largohet nga partia. Ahmeti i tha se nga partia nuk mund të largohesh sepse nëse largohesh nga partia do të futem në shtëpi”, deklaroi për Gazetën Lajm, Mejdi Rexhepi, babai i Komandant Shqiponjës.
Miqt e tij rrëfejnë për Gazetën Lajm se pak para ngarjes tragjike, Komandant Shqiponja gjatë një udhëtimi në Shqipëri ka marrë kërcënime ne forme paralajmërimi edhe nga shoferi i Ali Ahmetit.
“Shoferi i Ahmetit ka dalë në Kërçovë dhe i ka thënë ‘Më mirë largohu. Penalltia është bë, tani pritet vetëm goli”, tregojnë miqtë e Xhemajl Rexhepit – Shqiponjës.
Në seancën e sotme gjyqësore janë paraqitur si dëshmitarë Shpëtim Latifi dhe Amir Bajrami. Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar më 26 shtator.
Comments
Post a Comment