Skip to main content

Opinion: Mualifet e Mulla Sulës kontravers

Mulla Sula nuk paska besuar se një ditë Maqdonia do të vie në këtë derexhe ku gjendet sot! Po kush e solli? Natyrisht, lutja e tij që “Allahu i Madhërishëm ta bekojë Gruevskin” dhe, sjellja prej një lakei të fëlliqur para politik(u)ajve të BDI-së, vazalë të “liderit të bekuar”

Shkruan: Haxhi Isa Xhaviti

Nuk kanë të sosur mualifet e Mulla Sulës kontravers. Në fakt, Afrim ef. Tahiri me të drejtë thotë në megaintervistën e fundit se, sa herë t’i jepet mikrofoni Mulla Sulës, ai gabon, që do të thotë se sa herë që e hap gojën ia fut kot!
Në bisedën e fundit që me të e zhvilloi Radio Evropa e Lirë, ai lëshon “ca margaritarë” të cilat në fakt dëshmojnë për një njeri tepër të pafytyrë. Të gjithë i njohin kapacitetet e ulta intelektuale të Mulla Sulës por, nga ana tjetër, edhe të gjithë e dinë se REL-i, si sërë mediash ndërkombëtare, gjithnjë ia mbajnë anën opozitës, ndaj dhe u japin hapësirë komuniteteve të ndryshme si dhe shoqërisë civile, luftëtare këto të denja të pushtetit të dyshimtë demokratik, gjithandej nëpër botë.
Mulla Sula, në këtë bashkëbisedim, veç të tjerash do të deklarojë se “Maqedonia për momentin është në një krizë të thellë politike dhe kjo krizë e thellë politike nuk është e rastësishme. Sigurisht se është rrjedhojë e mosveprimit të shtetit juridik. Veprimi i shtetit ka qenë dhe është me dy kute të ndryshme. Përdoren standarde të dyfishta në mes bashkësive të ndryshme fetare dhe etnike në Maqedoni”, thotë Mulla Sula, duke shpehur edhe këtë habi “Nuk kam besuar se që prej pavarësimit Maqedonia mund të vijë në një gjendje kaq të rëndë”.
Po kush e solli në këtë gjendje kaq të rëndë këtë shtet, veçanërisht shoqërinë shqiptare në këtë shtet? E sollën pikërisht dy aleatët dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sulejman Rexhepit. Sikur të mos ishte hipokrit ai do të pranonte se, kjo gjendje është pasojë e keqqeverisjes së VMRO-BDI-së, dy partitë që e mbajnë me frymëmarrje artificiale (gojë-gojë) Mulla Sulën.
Edhe Radio Evropa e Lirë por edhe mbarë opinioni i gjërë i vendit e di fare mirë që, sikur Mulla Sula veç paaaak të mos ishte i korruptuar moti do të përfundonte epoka e Gruevskit dhe e Ali Ahmetit, sepse, keqtrajtimet dhe disriminimet fetare tejkalohen vetëm me lëvizje aktive dhe jo me rënie klloçkë siç ka rënë Mulla Sula.
Fundja, ky pushtet, njëra faqe e liderit të këtij pushteti (Nikolla Gruevski) e ka sjellë në këtë derexhe shtetin e Maqedonisë falë pikërisht bekimit të Mulla Sulës që ia bën “E lus Allahun e Madhërishëm që ta bekojë Nikolla Gruevskin...”, dhe, faqa tjetër e liderit të këtij pushteti (Ali Ahmeti) e ka sjellë në këtë derexhe shtetin pikërisht falë bashkëpunimit destruktiv që e ka me Sulejman Rexhepin, me të cilin janë konstruktiv vetëm në tavolinën e shtruar plot me mish e me sexi sallata.
Nikolla Gruevski e gëzon edhe më tej uratën e Sulejman Rexhepit kurse Ali Ahmeti e gëzon përkrahjen e parezervë të Sulejman Rexhepit. Që të dy ia kanë mundësuar Mulla Sulës një fushëveprim të pakontrolluar ku ai ndjehet mu si në bahçe të babës së vet.

Mulla Sula, si “lider fetar”, me asnjë levizje aktive nuk ua turbulloi për asnjë sekond ujin as Gruevskit e as Ahmetit, prandaj, për këtë situatë të mjerueshme ku ka katandisur Maqedonia dhe shoqëria shqiptare bashkëfajtor është edhe Mulla Sula. Mos të merret me mualife por le të gjejë mënyra dhe le ta tërheqë bekimin, ose le ta shprehë një herë mallkimin mbi Gruevskin dhe Aliun. Punët e këqia, të gjithë punët e këqia, çdo herë i janë realizuar Mulla Sulës. Le t’i mallkojë njëherë dyshen e keqe për Maqedoninë dhe shqiptarët e Maqedonisë dhe, bashkë me këta dy edhe vetë Mulla Sula le ta thyej qafën dhe mos të na e thijë më me mulife të kota.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/