Ndihmës sekretarja e shtetit amerikan, Viktoria Nuland, pas takimeve që pati me liderët e katër partive më të mëdha në vend, deklaroi se ka vullnet tek partitë politike që të mbyllen të gjitha çështjet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës.
“Jam e inkurajuar, e ndjeva se të gjithë katër liderët e partive politike duan marrëveshje, dhe e duan atë që në ditët në vazhdim, dhe ka ide të mira në tavolinë se si të arrihet ajo”, u shpreh Viktoria Nuland- Ndihmës Sekretare e Shtetit Amerikan.
Lidhur me mundësinë për krijimin e një Gjykate Speciale që do ti procedoje rastet e hapura nga Prokuroria Speciale, Nuland tha se ka disa ideja në tavolinë, por për ato duhet që të dakordohen të gjitha palët.
“Siç thash edhe më herët, ne e përkrahim punën e Prokurorisë Speciale. Në lidhje me struktura shtesë ndihmëse, ka shumë ideja, por më e rëndësishmja është që sistemi të jetë i pastër, llogaridhënës dhe efektiv”, shtoi Nuland.
E pyetur se a po mendon SHBA për sanksione të mundshme nëse nuk zbatohet Përzhina, ajo tha se dëshira e SHBA-së është që të zgjidhet kriza, që mos të shkojnë punët në atë drejtim.
Nuland fillimisht në ambasadën amerikane priti dy liderët e partive shqiptare, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin. Në kumtesën e lëshuar nga BDI pas takimit thuhet:
Nga BDI:
Nuland fillimisht në ambasadën amerikane priti dy liderët e partive shqiptare, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin. Në kumtesën e lëshuar nga BDI pas takimit thuhet:
Nga BDI:
“Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti siguroi zonjën Nuland që BDI është pjesa më konstruktive e zgjidhjes së çështjes si dhe shprehu optimizëm për arritje të shpejtë të kompromisit nga palët në ditët në vijim.
Ahmeti njoftoi mysafiren e lartë amerikane për propozimet e BDI mbi çështjet e pastrimit të listës zgjedhore dhe mediave si dhe nevojën që partitë të pajtohen që janë plotësuar kushtet për zgjedhje e më pas të caktohet data së zgjedhjeve të parakohshme.”
Ahmeti njoftoi mysafiren e lartë amerikane për propozimet e BDI mbi çështjet e pastrimit të listës zgjedhore dhe mediave si dhe nevojën që partitë të pajtohen që janë plotësuar kushtet për zgjedhje e më pas të caktohet data së zgjedhjeve të parakohshme.”
Ndërsa drejtuesi i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se ky është momenti më i volitshëm për të zgjidhur krizën politike. Sipas tij, nëse partitë politike nuk e shfrytëzojnë këtë moment, situata mund të bëhet e pashpresë.
“Është momenti, përsëris është moment shumë i rëndësishëm, që ta shfrytëzojmë gjithë këtë çështje dhe të bëhet debllokomi i krizës politike. Përndryshe, shpresat do të humbin në tërësi nëse tash nuk bëhet asgjë”, tha Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.
Drejtuesi i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka informuar sekretaren amerikane, se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, dhe se ato janë dalja e vetme nga kriza politike. Nga VMRO DPMNE besojnë se të gjitha kushtet për zgjedhje janë të përmbushura, dhe se ato duhet të mbahen sa më shpejtë.
Edhe prej LSDM-së opozitare janë të mendimit se kjo është koha më e përshtatshme për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, që të shkohet sa më shpejtë në zgjedhje. Nga kjo parti thonë se nëse pastrohet lista zgjedhore, arrihet marrëveshje për ligj të ri për media, si dhe formohet qeveria teknike që do ti organizojë zgjedhjet, vendi mund të shkojë në zgjedhje që në nëntor. Gjatë krizës politike, kjo është vizita e dytë e ndihmës sekretares amerikane Viktoria Nuland në Maqedoni.
Comments
Post a Comment