Mulla Sula befasoi
mbarë opinionin me pjesëmarrjen e tij në iftar tek presidenti Ivanov, kur dihet
se edhe ky duke e ndjek vijën dhe politikën e BDI-së nuk e pranonte si
president legjitim. Aq bindshëm i ndjekte udhëzimet e BDI-së saqë ia
kontestonte legjitimitetin dhe e bojkotonte në çdo eveniment dhe organizim
presidencial. A filloi një mision të ri tani Mulla Sula me direktiva të BDI-së
për të afruar BDI-në dhe z. Ivanov? Kjo
është një nga pyetjet që mbetet të shohim tani e tutje nga zhvillimet politike
në vend. Në iftarin e Ivanov Mulla Sula morri pjesë si përfaqësues i
muslimanëve apo në cilësi të deleguari të BDI-së vetëm e vetëm për t’i thënë
Ivanovit se BDI është plotësisht e pajtuar me veprimet dhe qëndrimet e tij. Në
çfarë instrumenti u shndërrua Mulla Sula për intereset e BDI-së do të mësojm
shumë shpejt, edhe pse dihet se edhe kreu i BFI-së gjithsesi se ka nevojë për
abolim pas gjithë skandaleve që po prezentohen në opinion në adres të tij dhe
djemve të tij.
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/

Comments
Post a Comment