26 vjet nga shpallja e Kosovës Republikë, Haradinaj propozon status të veçantë për deputetët e asaj kohe
Duke kujtuar përvjetorin e 26-të të shpalljes së Kosovës Republikë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e cilësoi atë si një ndër ngjarjet më domethënëse në rrugëtimin heroik e plot sakrifica të Kosovës drejt pavarësimit. Dhe në këtë kuadër, ai bëri bëri një propozim si vijon:
“111 deputetët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme, miratuan një deklaratë, me të cilën e shpallnin Kosovën, njësi të barabartë në federatën apo konfederatën jugosllave dhe ky ishte hapi i parë institucional drejt pavarësisë së Kosovës. 111 deputetët shqiptarë dhe të tjerë nga radhët e pakicave jo-serbe, me aktin e tyre treguan pjekuri dhe përgjegjësi të lartë politike, në raport me proceset që po kalonte Kosova, në kontekstin e atëhershëm kohor. Të gjithë ata, pa përjashtim, duhet ta gëzojnë statusin e deputetit dhe të gjitha privilegjet që shkojnë me këtë status”, tha Haradinaj.
Sipas kreut të AAK-së, që pak vite më vonë atij akti do rreshtohej në linjën e luftës së armatosur për Kosovën jo nën Serbi, shteti dhe shoqëria e Kosovës, duke e njohur statusin e tyre, e njohin historinë e vet dhe rolin që pati ky brez i deputetëve në rrugëtimin e vështirë e të gjatë të Kosovës për pavarësi. /tesheshi.com/
Comments
Post a Comment