Problemi
më i madh në kampin me refugjatët në Gjevgjeli paraqitet me shpërndarjen e
ushqimit. Ku sipas Komitetit të Helsinkit, këtu futen edhe ato që kanë të bëjnë
me aspektin fetar, si shpërndarja e mishit të derrit.
“Janë
shtuar ankesat e refugjatëve se ushqimi që shërbehet në javën e fundit është e
varfër me vitamina dhe nuk mjafton për të gjithë, për shkak të së cilës shumica
prej refugjatëve ngelin të uritur. Sidomos vërehet mungesa e ushqimit për
fëmijë.
Në
një rast gjatë javës madje u është dhënë edhe ushqim që nuk u përket bindjeve
të tyre fetare”, thuhet në raportin e Komitetin të Helsinkit rreth kësaj
çështje.
Edhe
pse Komiteti i Helsinkut ka reaguar ndaj këtij problemi, Bashkësi Fetare Islame
në krye me Sulejman Rexhepin po hesht dhe aspak nuk u del në ndihm refugjatëve
musliman nga Siria. Poashtu nga terreni për mediumin tonë kemi njoftime se BFI
dhe OH Hilal që është në kaudër të BFI aspak nuk kujdesen për refugjatët. Të strehuarit
janë tejet të zhgënjyer për këtë që bënë BFI dhe OH Hilal, me muaj me rradhë as
që kanë vizituar refugjatët e as që u dalin në ndihmë atyre që kalojnë transit.
Comments
Post a Comment