Skip to main content

Opinion:Sula Im, Sula i Edison Ypit dhe lypësi i Ardit Gjebresë

Sula im, pra Mulla Sula është pa nënë, pa baba, pa grua, me fëmijë, me vëllezër, të gjithë, falë nepotizmit, zhvatjes dhe vjedhjes, janë të rregullaur për mrekulli dhe bëjnë jetë aristokrati. Sula im ka shtëpi, ka apartamente super luksoze, ka hotel, ka orën ROLEX 37 mij dollarë, ka park të makinave të fjalës së fundit, ka kompjutorë, llaptopë, celularë, i-padë, televizorë plazma, aparaturë guzhine, për higjienë

Shkruan: Zeqie Veseli

Opinioni shqiptar tashmë e njeh lypësin e Gjebresë! E njeh edhe Sulën e Edison Ypit, por edhe Sulën tim, që në gjuhën e popullit e thërrasin Mulla Sula!
Lypësi i Gjebresë, është një brun i theksuar, i pamoralshëm, i paturpshëm, i paskrupullt, pa asnjë vetëpërmbajtje. Lypsi i Arditit e do agallëkun e vet, për më të madhin kijamet nuk pranon të punojë, por nuk përton që të fitojë nga 10 euro në ditë duke lypur te semaforat në qendër të Tiranës.
Sula i Edison Ypit është një personazh stoik, malësor, i pathyeshëm, i pa mbërdhifur, njeri i kanunit, kërkon punë, çfarëdo pune të ndershme që të siguron qoftë një euro fitim për ta hëngër me anëtarët e familjes, i lumtur e krenar.
Sula im, pra, Mulla Sula, dallon shumë nga Sula i Edison Ypit por jo nga lypësi i Ardit Gjebresë. Edhe Sula im është, i pandershëm, i pamoralshëm, i pasinqertë, i pabesë, ngjashëm si lypësi i Gjebresë. Megjithatë, Sula im është kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, gjegjësisht, është uzurpator i këtij posti, duke e shkelur Kushtetutën, të gjitha ligjet dhe aktet e tjera normative të BFI-së. Natyrisht, do të ketë edhe dallime në statuset e tyre sociale.
Lypësi i Gjebresë është me nënë, me baba, me familje, të gjithë lypsarë.
Sula i Edison Ypit jeton në një barrakë të sajuar me llamarina dhe dërrasa, pa asnjë kollajllëk teknologjik.
Sula im, pra Mulla Sula është pa nënë, pa baba, pa grua, me fëmijë, me vëllezër, të gjithë, falë nepotizmit, zhvatjes dhe vjedhjes, janë të rregullur për mrekulli dhe bëjnë jetë aristokrati. Sula im ka shtëpi, ka apartamente super luksoze, ka hotel, ka orën ROLEX 37 mij dollarë, ka park të makinave të fjalës së fundit, ka kompjutorë, llaptopë, celularë, i-padë, televizorë plazma, aparaturë guzhine, për higjienë.
Lypësi i Gjebresë fiton duke lypur. Sula i Edison Ypit fiton duke u rjepur nga puna e mundimshme.
Sula im, pra Mula Sula, fiton duke vjedhur e zhvatur, duke u korruptuar e duke përvetësuar pasuri të BFI-së, duke kurdisur tenderë e duke fshehur të hyrat nga aksionet fetare islame.
Lypësi i Gjebresë çohet nga gjumi në ora 9!
Sula i Edison Ypit çohet në ora 5 të mëngjesit.
Sula im, pra Mulla Sula, bie në gjumë në ora 5 të mëngjesit, sepse deri në këtë kohë, si adoleshent epshplotë rri e komunikon me dynjanë në facebook.
Lypsari i Arditit për mëngjes ha 3 salçiçe, 3 vezë, një domate duke i shoqëruar me një birre Tirane.
Sula i Edison Ypit nuk e sheh as në ëndërr mëngjesin e lypësit të Arditit.
Po Sula im? Mulla Sula ha aq shumë sa, po ta shikonin lypësi i Arditit dhe Sula i Ypit, do të gogësonin nga sikleti, more do të villnin nga pështirosja duke e par tek ha më egër se një bishë mishngrënëse.
Sula im, pra Mulla Sula, për çiftin e Lypësit të Arditit dhe për Sulen e Edison Ypit do të thoshte kështu: të gjithë lypësat nëpër semaforë dhe të gjithë punëtorët e krahut që shiten herët në mëngjes në fakt janë bashkëpuntorë të shërbimeve sekrete!
Kurse, as lypësi i Arditit e as Sula i Edison Ypit, kurrë në jetë nuk do të thoshin se Sula im, pra Sulejman Rexhepi, pra Mulla Sula, pikërish ky që ka uzurpuar postin e reisul ulemasë, është bashkëpunëtor i UDB-së me nofkën “Zharko”!
Një është më se e qartë! Kurrë, as për lypësin e Gjebresë e as për Sulen e Ypit nuk do të plasë kurrfarë “bombe”! Kurse për Sulën tim, pra Mulla Sulën, bombat janë të rënda se ato nuklearet që prekin vetëm shpirtin.
Edhe njëmijë vjet lypësi i Gjebresë do të jetë po ky, i lumtur në atë botën e vetë të pistë.
Sula i Edison Ypit përjetë do të jetë po ky, krenar e i lumtur për nderin e vet, për moralin dhe për burrërinë e vet të mbrojtur nga petku i çeliktë kanunor.
Sula im, pra Mulla Sula, ky kryetar e ky pasanik, ky lider e ky aristokrat, ky hoxhë e ky gënjeshtar, shumë shpesh do të përfundojë prapa grilave.
Atëherë, pse mediat tona, pse gazetarët tanë heronjë vonojnë kaq shumë në lakuriqësimin e këtij lloj butaku siç është Sula im! Ndoshta edhe këta janë të blerë e të shantazhuar: ja lekë mos fol për mua! Apo mbase janë të bindur që gjithçka që shkruhet, që është shkruar, me mijëra shkrime e komente kundër Mulla Sulës, që të gjithë janë shpifje! Po ku mbetet obligimi për investigim për çdo gazetar të mirëfilltë! Nëse shkrimet genjejnë, Roleksi mund të shihet në dorë të Mulla Sulës, makinat e rreshtuara në oborr të shtëpisë, pallatet e tij, apartamentet lluksoze, hotelet, shoqërimi i tij nga kriminelët, përcjellja e tij nga njerëzit e armatosur e me dosje kriminelësh, lënda e tij qindrafaqëshe në prokurorinë e shtetit që së shpeji do të aktivizohet.
Sa më shumë goditje mediale kundër Sulës tim, pra Mulla Sulës, aq më pakë do të kemi Sulë të Edison Ypit dhe lypësar të Ardit Gjebresë. Nëse Sula im tashmë është dëshmuar se është pa asnjë gram dhembshurie, atëherë dhembshuria jonë si njerëz humanë të demonstrohen duke e goditur tipin e Sulës tim, i cili, realisht duhet të jetë në gjendje që mos të ketë njerëz të përvuajtur as si lypësi i Ardi Gjebresë por as si Sula i Edison Ypit.
Sula im, pra, Mulla Sula është për lakuriqësim para mediave, kurse lypsari i Gjebresë dhe Sula i Ypit janë për t’u vajtuar.  
Cili është morali i kontributeve gazetareske të Gjebresë dhe Ypit? Natyrisht, sensibilizimi i shoqërisë shqiptare për t’ju dalë në krah hallexhinjëve.

Por, sa më shumë hallexhinjë të kemi rrugëve të Tiranës e të Shkupit, aq më shumë aksione humanitare do të përvetsohen nga Sula im. Mulla Sula, falë tipave si lypsari i Gjebresë apo Sula i Ypit, vjel kontribute finansiare nga aksionet humanitare dhe i deponon nëpër xhirollogaritë e veta private. Kjo do të dëshmohet shumë shpejt, kurse mediat tona do të skuqen nga mosnjohja e këtij personazhi aq shumë të domosdoshëm për mediat tona.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/