Pakënaqësitë politike të qytetarëve të shprehura nëpërmjet protestave që po zhvillohen aktualisht, është një hap i mirë që do ta demokratizoj vendin, i cili pa asnjë dilemë gjendet në diktaturë. Kështu deklaroi analisti politik, Sefer Tahiri, gjatë emisionit Intervista në TV Shenja. Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes së shqiptarëve në këto pretesta, Tahiri vlerëson se ngritet një debat i panevojshëm e cila në shoqëritë normale nuk është pjesë e diskursit publik. Sipas tij, nëse shqiptarët vlerësojnë se diktatura e pushtetit aktual VMRO DPMNE – BDI është e keqe duhet të marrin pjesë në protesta. Kjo, sipas tij, nënkupton se nuk duhet të bëhet fjalëpër atë që të stigmatizohet apo të demonizohet dikush që proteston sepse vet pjesëmarrja në protestë apo protestuesi gjithmonë ka më shumë të drejtë.
“Pjesëmarrja e protestuesve shqiptarë mund të vlerësohet pozitivisht sepse edhe qytetarët shqiptarë po e kuptojnë realitetin se duke protestuar nëpër çajtore apo kafene nuk është protestë që i takon sferës publike, por i takon sferës private. Ne nëse kemi një lloj pakënaqësie një lloj energjie e cila transformohet në një energji protestuese atëherë duhet ta shprehim pozitivisht atë dhe duhet pa asnjëdilem ta reflektojmë dhe ta artikulojmë si të tillë”, tha analisti politik Sefer Tahiri.
Ndërkohë, i pyetur nëse po përgatitet një skenari ukrainas, Tahiri tha se njëskenar i tillë do të ishte shumë i dëmshëm për Maqedoninë dhe se çdo aksion i policisë për të ngulfatur apo për të ndrydhur protestuesit mund të çojë drejt kaosit.
“Konsideroj se opozita nuk duhet të bie në grackën e skenarit të përgaditura nga kuzhinat pushtetmbajtës, sepse si duket skenari ështëky ukrainas që protestuesit të konfrontohen me policinë dhe policia, njësitë special, të rrahin qytetarët apo të ndodh edhe më e keqja rrugëve të Shkupit, gjë që mendoj qëështë skenar shumë i dhimbshëm, skenar i zi do të kisha thënë, jo vetëm për Shkupin, jo vetëm për maqedonasit, por edhe për marrëdhëniet ndëretnike dhe të ardhmen e vendit në përgjithësi”, theksoi Tahiri.
Tahiri më tej shtoi se kjo protestë nuk është vetëm reagim politik por është reagim më i gjërë dhe më civilizues.
Comments
Post a Comment