Vesel Memedi, i cili ditë më parë u shkarkua nga posti i Kryetarit të RDK-së, paralajmëroi padi penale ndaj disa prej figurave të larta të kësaj partie, mes të cilëve Rufi Osmani, Zenun Ismaili, Artan Dika dhe Binas Pajaziti. Sipas Memedit, vendimi i Kuvendit të RDK-së është i kundërligjshëm. Ne një intervistë për emisionin “200” në Alsat thotë se në bazë të statusit, i vetmi organ partiak që mund të shkarkojë kryetarin e partisë është Kongresi. Shkarkimi i Memedit erdhi pas përplasjeve të fundit brenda RDK-së, për çka u akuzua edhe ish kryetari Rufi Osmani për të cilin Memedi thotë se po vepron për realizimin e politikave të lëvizjes Besa. Ndërkohë, pala tjetër akuzoi Memdit se ka penguar bashkimin e opozitës duke punuar në favor të politikave të BDI-së. Kuvendi i RDK-së , në vend të Vesel Memedit në postin e kryetarit të RDK-së emëroi Fadil Zendeli.
“Do të ngrejë padi penale ndaj gjithë këtyre njerëzve që kanë uzurpuar organet partiake dhe që në të njëjtën kohë kanë shkelur statutin e partisë dhe organeve partiake dhe në të njëjtën kohë do të kërkoj edhe dëmshpërblim për dëmtim shpirtëror që më kanë bërë këta njerëz në uljen e autoritetit tim si kryetar I RDK-së”, deklaroi Vesel Memedi, RDK.
Comments
Post a Comment