Partia Demokratike Shqiptare sot zbarkoj në rajonin e Gostivarit duke vijuar programin e saj “Dëgjesa publike” me ç’rast u realizuan takime të shumta me qytetarët dhe mbështetësit e PDSH-së të kësaj ane. Takimi qendror me qytetarët u mbajt në qytetin e Gostivarit ku ishte prezent edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Kryetari Thaçi potencoi se ne PDSH kane mbërritur me qindra ankesa lidhur me shkarkimet e padrejta nga puna, raste korrupsioni, ndërprerjen e energjisë elektrike si dhe ankesa për gjoba dhe tatime të majme. Ai më tej u shpreh “Ne jemi gati t’i prijmë një ndryshimi të madh, ndryshim i cili në thelb do të ketë për detyrë që paratë e shtetit tua kthejë qytetarëve shqiptarë”.
Kryetari Thaçi gjithashtu deklaroi se deputetët dhe anëtarët e Partisë Demokratike Shqiptare do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me çdo qytetar, për t’i dëgjuar, por edhe ndihmuar ata. Në këto takimet banorët e rajonit të Gostivarit i dhanë mbështetje të plotë programit dhe platformës politike të PDSH-së./Ditari
Comments
Post a Comment