Skip to main content

Sulejman Rexhepi përsëri mashtron qytetarët e Tophanës

Kreu i BFI, Sulejman Rexhepi pas akuzave ndaj Turqisë për Burmali xhaminë tani akuzat po i drejton edhe për xhaminë në Tophanë. Në mungesë të aftësive për të ndërtuar këtë xhami tani si duket ska asnjë alibi që të mbron veten dhe akuzon të tjerët. Reagimet janë të ashpra përësri nga qytetarët e fushës së Tophanës të cilët për muaj me rradhë nuk kanë mundësi as të fallen e as të përdorin hapsirën ku është caktaur të ndërtohet xhamia. Besimtarët mysliman që jetojnë në këtë lagje, thonë se ndërtimi i xhamisë së re është një domosdoshmëri për ta, ndërkaq në mungesë të xhamisë, rritet fetare i realizojnë në një objekt të improvizuar.
“Xhami, vetëm t’i thuash xhami ajo nuk është xhami. Obligimet aty i kryejmë. Këtu në fushë Tophanë nuk ka xhami tjetër. Shkojmë deri në Butel, nuk është afër ajo, duhet 2-3 km të udhëtojë që të falë namazin”.
“Ne kërkojmë në emër të myslimanëve, që të fillojë sa më shpejtë të ndërtohet, meqë është nevojë obligative, ne kemi shumë nevojë, ne duam të jemi si lagjet tjera, të gjitha lagjet kanë xhami por vetëm kjo është në stagnim”, tha Senat Ramadani, imam i Xhamisë.
Sulejman Rexhepi përsëri është paraqitur me retorike skandaloze edhe për Xhaminë e Tophanes në Komunën e Çairit, duke theksuar që ndërtimin e kësaj Xhamie e ka marrë përsipër një kompani Turke! Por çka do bëhet me fatin e kësaj Xhamije mbetet që ta shohim!Shpresojmë që nuk do të ketë fatin e Xhamisë Burmali!/fokusinews/


Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/