Ivica Konevski, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ka postuar një fotografi me kryq në facebook me porosinë : Me zotin para, sivjet do të ndriçojë në Butelin maqedonas.
Ai është funksionari i radhës në VMRO-DPMNE që thotë se BDI gënjeu kur tha se është arritur marrëveshje me VMRO-në që kryqi të mos ndërtohet dhe më pas u tërhoq nga shatorët prej te vendi ku ishte paraparë kryqi.
Kjo nuk është hera e parë që BDI të mashtrojë opinionin shqiptar, mirëpo deri tani funksionarë të kësaj partie nuk kanë dhënë përgjegjësi për këto mashtrime.
Edhe pse VMRO-DPMNE me nënçmim po sillet kohën e fundit ndaj BDI-së, partia e Ahmetit vazhdon t’i mbetet besnike VMRO-së edhe në nivel shtetëror edhe në nivel lokal.
Comments
Post a Comment