Mbledhja e Këshillit të prokurorëve publik në të cilën duhej të shqyrtohet raporti i parë gjashtëmujor i prokurores speciale Katica Janeva, të martën sërish është anuluar.
Këshilli i prokurorëve paralajmëroi se deri të martën do të pret që Janeva të paraqitet në seancë. Ditë më parë kryatri Petar Anevski deklaroi se prezenca e Janevës është e nevojshme për të sqaruar disa paqartësi në raportin e saj. Njëkohësisht për të dytën herë të martën është ricaktuar mbledhja e komisionit parlamentar për sistem politik, ku në rend dite gjithashtu ishte në rend dite ishte shqyrtimi i raportit të Prokurorisë publike speciale.
Nga PPS thonë se Janeva nuk ka obligim të prezantojë në mbledhjet ku shqyrtohet Raporti dhe as të sqarojë të njëjtin, por se vetëm ta parashtrojë. Ndërkaq, një pjesë e mediave proqeveritare dhe opinionistëve kanë drejtuar akuza të rënda ndaj Prokurores Speciale, Katica Janeva pas fjalimit të saj të martën, ku ajo ngriti dyshime për zgjedhjet e deritanishme dhe mënyrën e emërimit të funksionarëve dhe gjykatësve. Kundër saj ka reaguar edhe presidenti i vendit Gjorgje Ivanov, por edhe partitë në pushtet.
Prokurorja speciale Katica Janeva u përgjigjet kritikave ndaj saj
Comments
Post a Comment