Muslimanët e Manastirit dhe Prilepit: Molla Sula të tregoj kush është fajtor për Jeni xhaminë dhe Çarshi xhaminë
Një nga temat më të përfolura gjatë këtyre ditëve nëpër
media ishte Burmali xhamia, varrosja e muslimanëve në pronë private në Bllacë, ngecja
e punimeve në fushë Tophanë të Shkupit, etj. edhe përkundër asaj se BFI dhe
kreu i saj Sulejman Rexhepi janë bartës të proceseve të zhvillimeve islame në
vend pikërisht Sulejman Rexhepi fajson qeverinë turke për këto dhe shumë çështje
tjera islame. Sulejman Rexhepi nuk ka dështime vetëm në Shkup për temat e
shpalosura, por edhe më gjërë nëpër qytete të tjera të vendit. Në redaksinë tonë
kanë arritur një sërë ankesash nga Manastiri, Prilepi, Kërçova, Kriva Palanka për
problemet e muslimanëve lidhur me Jeni Xhaminë në Manstir, xhaminë në Llazhec, Çarshi
xhaminë në Prilep, mesxhidin në Kriva Pallank, në Kërçovë për vakufin, etj. Në ankesat
e tyre qëndrojnë reagime të ashpra duke fajsuar Sulejman Rexhepin të paaftë për
organizimin e jetës fetare dhe të daljes në ndihmë të muslimanëve. Sipas tyre: “
Nëse Turqia është fajtore për Burmali xhaminë dhe xhaminë në Tophana të Shkupit,
atëherë mos vallë është Turqia fajtore për Jeni xhaminë, xhaminë në Llazhec, Çarshi
xhaminë, mesxhidin në Kriva Pallankë, vakufin, etj?! Andaj, ne kërkojmë nga
Sulejman Rexhepi të kujdeset për muslimanët edhe jasht Shkupit dhe për xhamiat
me vlerë historike dhe jo të justifikon dështimet e tija duke akuzu shtetin
turk. Për fat të keq emrin e tij nuk e dëgjojmë
se u përgjigjet kërkesave të muslimanëve por për keqpërdorime dhe vjedhje”. Sulejman
Rexhepi është bërë cak i sulmeve për uzurpim të postit në BFI, keqpërdorim të
vakufit dhe pronave të BFI-së, keqpërdorim të pronave private, por gjithashtu gjatë
ditëve në vazhdim priten të shpalosen edhe bomba të reja për atë lidhur me
manipulime, mallverzime financiare, korrupcion dhe keqpërdorime./fokusinews/
Comments
Post a Comment