Mos rrezikoni, sa më shpejt merrni fletpronësi për livadhet që i trashëgoni nga prindërit, sepse BFI-ja i jep të drejtë vetes, tokat e juaja t’i shndërron në varreza!
BFI dhe Muftinia e saj e Shkupit, më në fund pranuan se ka të
varrosur dhjetra merhumë në tokë private të Ramadan Bardhit i cili që nga viti i
kaluar ka dashur këtë problem ta zgjidh me BFI-në, por kishte hasur në vesh të
shurdhur. Kuptohet, pasiqë përpjekjet e zotëriut në fjalë ishin të kota, ai pa
të arsyeshme që përmes mediave ta hap këtë problem dhe të njoftoj mbi padrejtësinë
që po i bëhej! Fill pas kësaj, tanimë të gjithë e kan të qartë se BFI në raport
me Ramadan Bardhin u sollën në formë mospërfillëse! Ai dhe shumë besimtarë me të
drejtë parashtrojnë pyetjen se si është e mundur që BFI t’u hyn nën hak njerëzve
dhe pa pëlqimin e tyre të lejojnë të bëhen varrime arave të huaja, pastaj si
lejon që edhe merhumëve tu hynë në hak, pse për së vdekuri i ngarkojnë me
gjynahe! Vërte, sa mban fetarisht që
merhumin ta varrosësh në vend të huaj, aq më tepër kur këtë shërbim familjarët
e merhumëve po paguajnë në arkën e BFI-së!?
BFI tani në vend se të angazhohet ta mbyll këtë problem samë
shpejt që mundet, Ramadan Bardhit i kërkon fletpronësi në emrin e tij, sepse në
emër të babait të tij, nuk qenka e mjaftueshme! Dmth. tani si duket, pasi morri
vesh i mbarë opinioni, sikur duan që t’ia blejnë tokën z.Ramadan Bardhit, por
ja nuk po munden sepse ajo vazhdon të jet në emër të babit të tij! Po çka nëse
Ramadan Bardhi nuk dëshiron ta shes dhe kërkon dislokimin e varreve!? Kush mba
përgjegjësi, a nuk bie përgjegjësia ndaj atyre që janë paguar nga familjarët e
të varrosurve për shërbime!? Në fakt, çfar shërbimi paskan bërë!? A nuk po
rezulton se dikush thjesht është paguar për ti bërë sherr dikuj dhe për të krijuar një
zingjirë problemesh, e jo për ndonjë shërbim!? Kjo sa i përket varreve në tokën
private të Ramadan Bardhit, por kritikat drejtuar BFI-së janë të shumta edhe për
tokën që u është falur, u është dhuruar për vakuf nga ana e bamirësve!
Kritikat, lidhur me tokën-varrezat që BFI i ka në posedim janë
se bamirësit atë e lanë vakuf për varrimin e të varfërve kurse BFI po merr para
për çdo varr! Ky problem ka filluar shumë më herët, por opinion ka ditur shumë
pak. Tani mësohet se nga BFI është larguar nga puna një nga punëtorët që më së
shumti kishte kritikuar këtë pagesë.
Halil Brahimi, deri në verën e kaluar punëtor në BFI, pastaj në
transportin e xhenazeve, bën të ditur se problemet e tija në BFI kishin filluar
pikërisht nga ky problem! Ai thotë se ka folur hapur, se u ka thënë se pse po i
shitni kur njeriu pa pare e ka lënë vakuf, a keni rahmet në fukarat e shkretë!?
Lidhur me këtë nga BFI, si zakonisht mbrohen me atë se ata kërkojnë
pagesa për shërbimet që bëjnë në varreza, porn ë praktikë doli në shesh se ata
asgjë nuk kan kontrolluar, e si kan mundër të japin shërbime kur kan lejuar që
dhjetra varreza të bëhet krejtësisht jasht vendit të paraparë për varre!
Ky është një skandal i madh, nga më të rëndët dhe fatkeqësisht
nuk është i pari, skandale të këtilla kishte në Grupçin, Bukoviq, Dibër etj.
Comments
Post a Comment