Skip to main content

Marrëveshja e përhanë e Mulla Sulës me Xhibrilin

Po thonë që Mulla Sula për çdo ditë që po plaket, gjithnjë e më shumë po tmerrohet nga fakti që një ditë do të vdesë, si të gjithë njerëzit e botës. Vdekja e tmerron Mulla Sulën, ndaj ai nuk ka qejf të vdesë, kurrë. Dshiron të jetojë gjatë, sa më gjatë, deri në ringjallje të Hazreti Isës. Ëndërron që një ditë t'i dalë në selam, ta presë Hazreti Isën.
Duke jetuar me një ëndërr të tillë, një natë të mirë, sapo ishte shtrirë, e kishte kapluar një gjumë i thellë. Shkëpurdhja e tij nën jorgan po dëshmonte se ai po shikonte një ëndërr të tmerrshme. Po e ëndërronte Xhibrilin, të cilit, gjatë bisedës po i drejtohej me "dedo Gabriell"! Ja si u zhvillua dialogu: - Sulejman Rexhepi, biri i Zulfiut! Po të vie koha që të vishë me mua, papa! - Të lutem "dedo Gabriell", a ka mundësi të jetojë gjatë. E dua jetën. Të lutem, hajt e shko pyete Zotin a mundet të më falë jetë, për shembull, nja 1000 vjet! - Qyqy, i tha Xhibrili! Me kë po flet ti? Me "dedo Gabriellin"! Ai, në hyrje të Xhehenemit është duke e gdhendur majen e një shkopi të gjatë sa këto shtyllat e juaja elektrike. Po i pret atje të gjithë ata që në këtë dynja kanë vjedhur, kanë bërë punë të pahijshme, kanë gënjyer, kanë marrur njerëz më qafë, kanë spiunuar, kanë punësuar anëtarë të familjes së vet duke i hyrë në hak meritorëve. Mjerë ata! E kam parë "dedo Gabriellin" se si ua futë në prapanicë atë shkop dhe i hedh përtej, në flakët e xhehenemit! - Aman, mos më frikëso, i thtë Mulla Sula. Po ti shko e pyete Zotin për atë që të porosita, se qe besa të pushoj edhe ty nga puna. Dije që po të urdhëron "reisul ulemaja" i BFI në RM! - Ja, ja, po iki, ia ktheu Xhibrili dhe, me shpejtësinë e një vetëtime iku dhe u kthye! - Hë, kaq i shpejt a? Apo, dole deri kah Mirakoli dhe u ktheve sërish, i tha Mulla Sula. - Jo, ia ktheu Xhibrili! Isha te Zoti dhe e pyeta për dëshirën tënde. Po më tha, por, duhet të na e thuash se, a je i gatshëm që për këto 1000 vjet t'i përcjellish për në dynjanë tjetër duke i varrosur me rend, të gjithë. Do të përballesh me lloj-lloj trishtimesh! Do të të vdesin vëllezërit, pastaj djemtë, nipat, stërnipat, të gjithë me radhë! Dhe ti, a do të jeshë në gjendje që ta përballoshë tërë këtë trishtim të natyrshëm a? - Mos ta ndie ty, i tha Mulla Sula. Bëj ti ashtu siç të paska thënë Zoti. Unë jam apo nuk jam në gjendje, dikush duhet t'i përcjellë për në atë dynja anëtarët e familjes sime. Dhe, a ka më mirë se sa t'i përcjell unë, edhe Mulla Sulë edhe reisul ulema Sulejman Rexhepi! I përgatis e i përcjell si muslimanë. Nuk kam besim te të tjerët, unë jo rastësisht jam më i madhi në vend! - Po është e rëndë more burrë që t'i përcjellësh një nga në, plotë 1000 vjet. Këtë sprovë nuk e kanë pranuar as pejgamberët e Zotit. Vdekja me radhë është më e pëlqyeshjma. Këtë përgjigje ia ka nisur edhe Pejgamberi i fundit, Kijuesit të vet! - Ec ti te Zoti e thuaji se unë nëse nuk jam pejgamber, jam në gjendje të jem më i durueshëm se ata, kështu që, shko e i thuaj Zotit që po pranoj të jetoj 1000 vjet, edhe me kushtin e përballimit të trishtimit nga vdekja dhe varrimi i të gjithë të afërmëve të mi. - Vdekja me radhë është më e pëlqyeshme... - Ec se po ta... kishte bërtitur Mulla Sula dhe në atë vend ishte zgjuar nga gjumi. Ishte bërë qull nga djersët. U ul në divan dhe, me një buzëqeshje si asnjëherë tjetër, u shtri përsëri duke psherrëtirë thelë: falemnderit Zot që ma plotësove këtë dëshirë! Do të jetoj 1000 vjet! 1000 vjet reis! E sa e ngulmja ka me shku në këtë dynja. Hahahaha...

(Këtë ëndërr, një ditë të bukur tek sa po pinin kafe, me plotë dëshirë ua kishte treguar Salim Sulejmanit, Pëllumb Veliut, Rexhep Jusufit dhe Samet Ajdarit, njerëzve më të besueshëm të tij.)

Marrur nga Opinione

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edhe me

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/