Policët e plagosur gjatë aksionit në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë kanë dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore kundër grupit të armatosur, por dëgjimi i tyre në cilësinë e dëshmitarëve të mbrojtur është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Ashtu sikur edhe rasteve tjera, seanca është duke u zhvilluar në masa të mëdha të sigurisë. Në këtë seancë nuk ka gazetarët por as edhe përfaqësues nga OSBE-ja.
Sipas avokatëve deri tani prokuroria ka paraqitur rreth 20 dëshmitarët tillë të mbrojtur të cilët do të duhet të dëshmojë gjatë seanca të radhë. Seanca e ardhshme për rastin e Kumanovës pritet që të zhvillohet me 30 mars.
Comments
Post a Comment