Në Stamboll të Turqisë nën patronatin e Dijaneti i
Turqisë u mbajtë akademi ndërkombëtare kushtuar bamirësisë me moton “Mirësia do
të ndryshon botë” ku e njejta ishte e përkrahur nga kryetari i shtetit Turk, Rexhep
T. Erdogan. Në këtë manifestim morrën pjesë organziatorët kreu i Dijanetit,
Prof.dr. Mehmet Gormez, kryetari i shtetit, Rexhep T. Erdogan si dhe shumë
perosnalitete të jetës fetare, politike dhe disa krerë fetar të Ballkanit. Kjo
mbrëmje u realizua me qëllim që të dekorohen personalitetet që dhanë kontribut
të madh gjithandej në sferën e bamirësisë. Ndryshe, botës t’i përcillen mesazhe
për bamirësi dhe humanitet, të cilat kanë po atë potencial të edukojnë njerëzimin
si dhe të ndryshojnë ecurinë e botës. Në këtë kohë të trishtuar moderne ku
gjithandej në botë ka trazira, luftëra, migrim shumë njerëz përjetojnë tmerr
dhe kahje dëshpruese në jetë, andaj është më se e domosdoshme të ndryshojmë botën.
Bamirësia është çelsi i afërsisë dhe ndryshimit të botës ku jetojmë, me bamirësi
ndryshojmë jetën e një fëmiu, një jetimi, një të sëmuri, një të pastrehë, etj.
Kjo është vepra më e madhe më humane që i ofrohet njerëzimit andaj në shenjë mirënjohje
dhe respekti ndaj promotorëve të veprave bamirëse u ndanë dekorata për bamirësi.
Dekoratat në fjalë për personalitete që ishin shquar për projekte lidhur me
bamirësi janë ndarë gjegjësisht dekoruar nga kreu i Dijanetit, kreu i shtetit
dhe personalitete të mëdha të shtetit turk.
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/

Comments
Post a Comment