Bashkësi
Fetare Islame për muaj me rradhë po injorohet me të madhe nga institucione me
relevancë shtetërore dhe ndërkombëtare. Pas shpalosjes së shumë skandaleve, keqpërdorimeve
dhe akuzave drejtuar shteteve dhe qeverive të ndryshme nga ana e Sulejman
Rexhepit është hasur se BFI po mungon në çdo organizim. Në fakt emri i BFI-së përmendet
vetëm aty ku “merrë” mirënjohje Sulejman Rexhepi. BFI është bërë cak injorimi për
shkak të sjelljeve jonjerëzore të Sulejman Rexhepit, si rezultat i atyre
sjelljeve u vë në dukje me mos pjesëmarrje në organizimin e fundit ndërkombëtar
të Dijanetit të Turqisë në Stamboll. Të dhënat të cilat vijnë nga po kjo qendër
botërore janë se javë më parë Sulejman Rexhepi kishte akuzuar Qeverinë Turke për
shitjen e Burmali xhamisë gjegjësisht shteti turk ka bërë pazarllëqe për këtë
xhami me qeverinë e maqedonisë. Veprimet jonjerëzore që moti janë hasur te
Sulejman Rexhepi po shkaktojn të injorohet BFI, por gjithashtu të mos
respektohen muslimanët e këtij vendi. Në munges të ftesave të tilla ndërkombëtare
Molla Sula manipulon opinionin me aktivitete të “marrjes” së një apo dy mirënjohjeve
nga shoqata dhe institute të panjohura që mezi i zënë në gojë edhe vetë
themeluesit e tyre. BFI është futur në një injorime total vendor dhe ndërkombëtar
për shkak të krimit dhe hajnive të Molla Sulës, andaj ky i fundit mundohet të blejë diku ndonjë mirënjohje dhe
ta nxjerr në publik dhe për të njejtat detyron institucionet, shoqatat dhe shërbimet
profesionale të BFI-së që të merren me urimin e tyre në mënyrë publike.
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/

Comments
Post a Comment