Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup sot përmes profilit zyrtar në twitter i ka bërë thirrje partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës që të respektojnë ate dhe punën e Prokurores Speciale.
“Të gjithë nënshkruesit e marrëveshjes duhet të përkrahin punën e Prokurores Speciale dhe katër grupet e punës”, thuhet në mesazh. Ky reagim vjen pas fjalimit të djeshëm të liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, se do të kalojë gjatë kohë para se një politikani ti bie ndërmend të vjen në pushtet me mashtrim të madh dhe në bashkëpunim me shërbimet e huaja sekrete./ina/
Comments
Post a Comment