Kohëve të fundit janë shpalosur skandale të shumtë në emër
të kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi. Emri
i tij lidhet me skandalin e ambasadës së Holandës lidhur me radikalizmin
islamik, me keqpërdorimin e emrit të institucioneve të shtetit shqiptar siç
ndodhi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, krimin e organizuar me
pasaporta falce të Maqedonisë për
qytetarë nga Turqia. Tani skandal tjetër që u shfaq se BFI nuk posedon arkiv
dhe se manipulon me opinionin lidhur me veprimtarinë institucionale. Mediat
shpalosën qartë se fabrika e pasaportave falce është e Zahir Bekirit-Çaushi,
ndërsa ato janë bërë për viza haxhi të cilin organizim e bënë vetëm BFI. Sulejman Rexhepi për të pastruar veten nga
krimi tenton të manipulon opinionin se nuk e njeh Zahir Bekiri- Çaushin. Të
pyetur qytetarët se si e shohin BFI pas këtyre skandaleve dhe pozitën e saj në
shtet? Përgjigjet ishin negative dhe përplot revolt. “ Çfarë zhvillimi po lyp
në Bashkësi Islame, kur ate e drejton Molla Sula që e bekoj Gruevskin. Nuk
mundet ai me qenë në krye të BFI-së, ai është njeri që në BFI rrin më shumë se
40 vite. Kjo vet tregon se ai çfarë njeriu është meqë shumë kohë është në krye
të meshihatit”. “Ai është njeriu ma i pa moralshëm, ma i prisht se ai nuk ka.
Shifja familjen çfarë e ka, krejt hajnin e bojn ata”.” E mjerë BFI që ka mbet
në duartë e tij, ai është kriminel, e
shiti Burmali xhaminë, e shiti vakufin? Ku janë dyqanet në Çarshi të vjetër,
krejt i ka dhënë sippas dëshirës së tij, për mos me thënë se i ka shitur.” “
BFI e njohim vetëm për skandale, për hajni dhe për asgjë tjetër. Sa kohë BFI
është me probleme? Molla Sula është i anës tonë andaj se kuptoj si ka ftyrë me
dal në xhemat edhe në television?”-thonin me stjerash qytetarët e pyetur lidhur
me skandalet e fundit dhe BFI-në./fokusinews/
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)
Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/

Comments
Post a Comment